VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Daily Mail: Lorik Cana një blerje nxitëse e Sandërlëndit

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 03:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Daily Mail: Lorik Cana një blerje nxitëse e Sandërlëndit
E Mërkurë, 08.05.2009, 08:18am (GMT+1)

 

 

Në një analizë të saj kushtuar merkatos së klubeve të Premier Ligës angleze për sezonin e ardhshëm, gazeta e njohur britanike "Daily Mail", e ka vlerësuar si një blerje "eksituese" atë të Lorik Canës nga Sandërlendi. Stiv Brus ka bërë disa shtesa modeste te një skuadër, që ishte keqazi nënformë sezonin e kaluar. Do të ketë nevojë për pak nënshkrime cilësore, nëse Sandërlendi do të luftojë për mesin e sipërm të tabelës. Shënjat e mira: Brus mund të sigurojë një përmirësim nga sezoni i dëshpëruar i vitit të kaluar, ndërkohë që Cana mund të jetë një nënshkrim shumë nxitës. Shenjat e këqija: Piter Krauç bëhet lojtari i fundit që tregoi mospërfillje për klubin, për shkak të pozicionit", shkruhet në specialen e "Daily Mail". Cana debutoi me fanellën e Sandërlendit në miqësoren e fituar 2-1 kundër Sëlltikut, të shtunën e kaluar. Loriku ka veshur fanellat e tre ekipeve si lojtar profesionist, dy në Francë, ato të Paris Sën Zhermenit e Olimpikut të Marsejës, dhe Sandërlendit në Angli. Lorik Cana ka fituar vetëm një trofe gjatë karrierës së tij futbollistike, pikërisht Kupën e Francës të fituar me Paris Sën Zhermenin në vitin 2004. Mesfushori shkatërrues numëron 31 ndeshje me përfaqësuesen shqiptare, për të cilën luan që nga mosha 19 vjeç. Cana ka shënuar vetëm një gol.

 

Bent "thyen" rekordin e Lorikut

 

Ylli i Anglisë, Darren Bent, theu "rekordin e Lorik Canës" si blerja më e shtrenjtë e Sandërlendit, pasi ish-sulmuesi i Totenhemit pranoi të transferohej te "macet e zeza" në "Stadiumin e dritës". Cana u transferua te Sandërlendi nga Marseja për shumën e 6 milion eurove, ndërkohë që kartoni i Darren Bent, sipas medieve angleze kushtoi 16.5 milion euro.

 

Tifozët: "Gabim shitja e kapitenit"

Ultrasit e Marsejës e konsiderojnë një gabim shitjen e Lorik Canës, te një klub anglez i dorës së dytë. "Një kapiten ekzemplar si ai, që ka çuar lart ngjyrat e klubit tonë e na ka bërë krenar, meritonte më shumë. Do të mbetet gjithmonë në memorien tonë. Shitja e tij është një gabim i klubit dhe DD (trajnerit Didier Deshamps)", shkruan tifozi i identifikuar si "JPP2000".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Federata Shqiptare e Alpinizmit aktivitete në Theth (08.04.2009)
Berluskoni: Milani klubi më i mirë në botë! (08.04.2009)
I mbushi 50 vjet goli më i bukur i Pelé (08.03.2009)
Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e argjendtë në Pragë (08.03.2009)
Lorik Cana: Pse firmosa me Sandërlendin (08.02.2009)
Ndërroi jetë legjenda e futbollit anglez Bobi Robson (08.01.2009)
Majkël Felps vendos rekord të ri botëror në 200 metra flutur (07.30.2009)
Cana zyrtarizon kalimin tek Sandërlandi (07.30.2009)
Shumaker kthehet te Formula 1, zëvendëson Felipe Masën (07.29.2009)
Mëkëmbet Filipe Masa (07.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]