VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Usain Bolt legjendë e Atletikës, rekord botëror edhe në 200 m

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 03:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Usain Bolt legjendë e Atletikës, rekord botëror edhe në 200 m
E Premte, 08.21.2009, 03:36am (GMT+1)




Usain Bolt ka çuditur sërish botën, duke fituar medaljen e artë në garën e 200 metrave dhe duke vendosur një rekord të ri. Në kampionatin botëror të atletikës, xhamajkani tregoi sërish se nuk njeh rivalë, duke i përshkruar 200 metrat në kohën 19 sekonda e 19 të qindtat. Një rekord i ri botëror që e ul me 11 të qindtat atë ekzistuesin, por dhe një tjetër medalje ari për të. Bolt konfirmohet kështu si mbreti i atletikës, por edhe si njeriu më i shpejtë i planetit Tokë. Xhamajkani ishte i papërmbajtshëm edhe këtë herë, duke u nisur mirë dhe duke u shkëputur që në 50 metrat e para. Në fund, gjestet e zakonshme që tregojnë pasionin për muzikën rep. I dyti u rendit atleti nga Panamaja Alonso Eduard me kohën 19"81, ndërsa pas tij amerikani Uollas Spirmon me 19"85.


Gara e radhës për Usain Bolt në këtë botëror është ajo e stafetës 4 herë 100 metra, ku ai dhe kuarteti xhamajkan shihen si favoritë.
Ditën e premte ai do të mbushë 23 vjeç dhe medalja e artë në 200 metra ishte dhurata më e mirë. Ky ishte rekordi i dytë për atletin nga Xhamajka, pas atij prej 9 sekondash e 58 të qindtat të vendosur ditën e hënë në garën e 100 metrave. (balkanweb)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Semenia sfidon në 800 metra (08.20.2009)
Berlin: Finalistët e 100 metrave të pastër (08.19.2009)
Bolt vendos rekord të ri botëror (08.17.2009)
Tirana fiton superkupën, mund 1:0 Flamurtarin (08.17.2009)
Basketboll: Zvicra humb me Shqipërinë në Korçë (08.16.2009)
Miqësorja Zvicër-Itali 0:0 (08.13.2009)
Miqësorja Shqipëri-Qipro 6:1 (08.13.2009)
Adhuruesit ia dhanë lamtumirën e fundit Zharkut (08.12.2009)
Shumaker heq dorë: Nuk mund ta zëvendësoj Felipe Masën (08.11.2009)
Çelzi fitoi Superkupën e Anglisë (08.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]