Voal-online - NEW YORK, 2 JANAR - Mbrëmje negative në NBA për Los Angeles
Lakers, mundur në shtëpi 99-103 nga Sixers të Philadelphias, e për New York
Knicks, detyruar të ngrenë flamurin e bardhë në Madison Square Garden përballë
Portland (100-105).
Nga ndeshjet e tjera, vetëm Detroit ka përfituar nga faktori fushë, duke mundur
103-97 Sacramenton, ndërsa New Orleans është mundur nga Atlanta 86-95 e
Washington është gjunjëzuar nga Dallas 94-103.