VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BRAZILI MPOSHTI BINDSHËM SPANJËN

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 03:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
BRAZILI MPOSHTI BINDSHËM SPANJËN

E Hënë, 07.01.2013, 06:04am (GMT+1)





Rio de Janeiro   Futbollistët e Brazilit fituan për herë të tretë Kupën e Konfederatave, pasi në ndeshjen finale i shkaktuan një disfatë të thellë Spanjës me rezultatin 3:0. Brazili erdhi në epërsi që në minutën e 2-të të takimit, pas një rrëmuje që u krijua para portës së Casillasit. Fred u gjet më së mirë në një rrëmujë të krijuar para portës së spanjollëve dhe i shtrirë për toke nga dy-tre metra largësi ia doli të plasojë topin në rrjetin e spanjollëve.

Brazili zbatoi një lojë shumë agresive nëpër  tërë fushën  dhe arriti t'i ndalë sulmet e futbollistëve të Spanjës, kurse në sulm pati edhe disa raste të mira shënimi. Me kalimin e kohës futbollistët spanjollë arritën të lirohen deri diku nga presioni dhe në minutën e 41-të pati rastin më të mirë. Në një kundërsulm të shpejt me tri katër pasime topi erdhi deri të Pedro, por kur ky e dërgoi topin në rrjet dhe të gjithë menduan se topi do të përfundojë në rrjet, mbiu David Luiz dhe e devijoi topin në korne.

Nuk vonoi shumë dhe  vetëm katër minuta më vonë (44) Brazili e dyfishoi epërsinë me anë të talentit të madh Neymar, i cili pasi mori një pasim të mirë, nga afro 15 metra anash në të majtë, me një goditje të fuqishme nga rreth 15 metra e dërgoi  topin prapa shpinës së Iker Casillasit. Sipas përllogaritjeve të bëra nga mediat spanjolle (Marca), shpejtësia e goditjes së topit nga ana e Neymar me rastin e shënimit të këtij goli ishte 110 kilometra në orë.  

Me të nisur pjesa e dytë, në minutën e 47-të 78 mijë shukues në stadiumin Maracana sërish në trans.  Golin e tretë sërish e shënoi qendërsulmuesi Fred, i cili erdhi në posedim të topit në anën e majtë të fushës dhe më një goditje të plasuar për toke mposhti Casillasin.

Në minutën e 54-të, penallti për Spanjën. Jesus Navas, i cili e zëvendësoi Arbeloan e dobët, depërtoi në zonën e rreptësisë së Brazilit, kurse Marcelo "ra" në një fintë të tij dhe e rrëzoi. Mirëpo, Sergio Ramos nuk e shfrytëzoi rastin më të mirë dhe huqi për disa centimetra shtyllën vertikale të portës së Julio Cesar.

Në minutën e 68-të, Gerard  Pique startoi afër zonës së rreptësisë ndaj Neymarit , kurse arbitri holandez këtë start e kualifikoi si të rëndë dhe e ndëshkoi me karton të kuq. Por, nga gjuajtja e lirë Neymar nuk ishte aq i saktë sikur kundër Italisë.

Ndonëse me një lojtar më pak në fushë, së pari Pedro e më vonë edhe zëvendësuesi David Villa patën raste të mira shënimi, por portieri brazilian reagoi shkëlqyeshëm dhe e pamundësoi zbutjen e disfatës së thellë të Spanjës


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FEDERER PREMTON TA MARRË VETEN PAS SHOKUT QË PËSOI (06.28.2013)
'HEAT' I MAJAMIT KAMPION I BASKETBOLLITLeBron James shënoi 37 pikë, përfshirë pesë trepikësh ndërsa Dwyane Wade shënoi 23 (06.22.2013)
'BETEJË' NË BASKETBOLLIN AMERIKAN (06.20.2013)
TEKNOLOGJIA NË NDIHMË TË ARBITRAVE TË FUTBOLLIT (06.16.2013)
PRISHTINË - HAPET MINI OLIMPIADA E TË RINJVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA (06.15.2013)
ISH PRESIDENTI I BARCELONËS MBRON MESIN (06.14.2013)
ZVICRA IA KA FRIKËN VETËM SHQIPËRISË (06.13.2013)
FUTBOLL - TOGO KUNDËR LOJËS ME LIBINË NË BENGAZI (06.12.2013)
EVROPA E FTUAR TEK MIQTË (06.11.2013)
NADAL FITON SËRISH NË FRENCH OPEN (06.09.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]