US OPEN - SERENA WILLIAMS E FITON GARËN PËR HERË TË PESTË
E Hënë, 09.09.2013, 10:09am (GMT+1)
Serena Williams e ka fituar garën e "US Open" pasi e ka mundur bjellorusen, Victoria Azarenka në një përballje që ka zgjatur tre sete.
Kjo është hera e pestë që amerikania Williams e fiton titullin e këtij "Grand Slam-i".
Rezultati i kësaj përballje në stadiumin "Arthur Ashe" ishte 7-5, 6-7 (6), 6-1
Me këtë çmim, Williams e ka fituar titullin "Grand Slam" të 17-in e karrierës së saj.
Williams, e cila gjatë këtij muaji mbush 32 vjeç, është tenistja më e vjetër që e fiton "US Open" në kohën moderne.
Finalja e meshkujve që luhet sot do të jetë në mes të numrit një dhe dy të listës botërore të tenistëve, më sakt serbit Novak Gjokoviq dhe spanjollit Rafa Nadal.
www.voal-online.ch
|