ATLETI KENIAN THYEN REKORDIN NË MARATONË
E Djelë, 09.29.2013, 09:07pm (GMT+1)
Atleti nga Kenia, Vilson Kipsang, ka thyer në Berlin rekordin botëror në maratonë me kohën 2:03:23.
Kipsang e ka përmirësuar për 15 sekonda rekordin paraprak, të cilin e ka arritur bashkëvendësi i tij, Patrik Makau, para dy vjetësh në Berlin.
Ky është rekordi i tetë botëror në këtë garë, i arritur në kryeqytetin gjerman në 15 vjetët e fundit.
www.voal-online.ch
|