VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EVROPË - FILLON LIGA E KAMPIONËVE NË FUTBOLL

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 03:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
EVROPË - FILLON LIGA E KAMPIONËVE NË FUTBOLL

E Martë, 09.17.2013, 02:16pm (GMT+1)



Në ligën më të mirë të futbollit, Gjermania përfaqësohet nga katër ekipe. Bajerni, Borusia Dortmund, Bajeri i Leverkuzenit dhe Schalke 04 fillojnë garat me shpresë se do të kalojnë në fazën tjetër.

Liga e Kampionëve 2013- Fitues Bajerini i Mynihut

"Thjesht e mrekullueshme", "Shumë larg përpara konkurrencës" - ishin vetëm disa nga titujt festivë të medieve gjermane dhe ndërkombëtare pas Ligës së kaluar të Kampionëve, kur dy ekipe gjermane u gjetën në finalen e garës më prestigjoze të klubeve në futboll. Në finale u ndeshën Borusia e Durtmundit dhe Bajerni i Mynuhit, ndërsa bavarezët me meritë triumfuan. Shumë rrallë ka shkëlqyer futbolli gjerman si në sezonin e kaluar. Ndërsa tani duhet të dëshmohen nga e para dhe duhet të konfirmojnë nivelin e lartë. Përveç Bajernit dhe Dortmundit, në Ligën e Kampionëve garojnë edhe dy ekipe të tjera gjermane: Schalke 04 dhe Bajer Leverkusen. Në këtë mënyrë, për herë të parë në 12 vitet e fundit në ligën më të vlefshme janë sërish katër ekipe nga Bundesliga e parë gjermane.

Moska pengesa e parë


Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme vitin e kaluar, të gjithë presin që ekipet gjermane të shkëlqejnë. Ndërsa përfaqësuesit e klubit përpiqen ta mbajnë topin në tokë. Drejtuesi i Borusia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke paralajmëron: "Nuk mund të pritet që çdo vit të jemi në gjysmëfinale apo finale, në veçanti kur bëhet fjalë për Borusian e Dortmundit". Portjeri i Bajernit dhe i kombëtares gjermane Manuel Neuer thekson: "Kjo do të jetë një rrugë e gjatë dhe me shumë pengesa."

Hapin e parë Bajerni duhet të bëjë sot (17.09.2013) në Mynih, në ndeshjen me ZSKA nga Moska. "Edhe vitin e kaluar bazën e suksesit e kemi bërë në fazën e garave në grupe", thotë mesfushore Toni Kroos, në pritje të ndeshjes me kampionin dhe kryesuesin aktual të tabelës në Rusi.

Trajneri i Bajernit Pep Guardiola

Ekipi nga Moska ka shënuar startin më të mirë në ligën ruse në 20 vitet e fundit dhe prej qershorit nuk ka pësuar asnjë humbje në ndeshjet zyrtare. "Në këtë fazë ata janë në top formë", paralajmëron trajneri i bavarezëve Pep Guardiola. Bajerni ka shënuar rezultate të mira kohët e fundit, por krerët e ekipit nuk janë të kënaqur me lojërat e treguara. Drejtori sportiv i bavarezëve Matthias Sammer ka kritikuar qëndrimin e lojtarëve të tij. Ndërsa Sammerin e ka kritikuar shefi i Bajernit Uli Hoeneß me fjalët se "deklaratat nuk kanë qenë të qëlluara".

Leverkuzeni në Old Trafford

Me një konkurrent shumë të fuqishëm që në fillim të garave do të ndeshet edhe ekipi i Bajerit të Leverkuzenit, pasi që këtë të martë do të përballet në Old Traford me Manchester United. "Ata janë kandidati kryesor për fitore në këtë grup", thotë kapiteni Simon Rolfes. Për Bajerin ka ardhur koha të "tregojë klasin në arenën ndërkombëtare". Rolfes dhe shokët e tij duhet të maten me yjet se Wayne Rooney apo Robin van Persie. Kundërshtari ka një eksperiencë të jashtëzakonshme në rrafshin ndërkombëtar, sepse të gjithë lojtarët e Bajerit kanë luajtur në 107 ndeshje të Ligës së Kampionëve ndërsa vetëm Ryan Giggs i Manchesterit ka 134 paraqitje në ligën mbretërore. Bajerit i mungon lojtari Gonzalo Castro, ndërsa Jens Hegeler dhe Lars Bender nuk janë të sigurtë.

Kryesuesit e Bundesligës në Itali

Dy klubet e tjera gjermane FC Schalke 04 dhe Borusia Dortmund do të kenë paraqitjet e para të mërkurën (18.09.2013). Dortmundi do të ketë një kundërshtar të fuqishëm që në fillim, pasi që Napoli i Italisë ka sjellë disa përforcime të mira dhe aktualisht kryeson tabelën në ligën italiane. Drejtori Michael Zorc thotë: "Napoli është bërë ndërkohë një ekip shumë i fuqishëm në Itali". Trajneri i italianëve Rafael Benitez thotë se "ekipi i tij ka mjaft kualitet për të fituar çdo kundërshtar, pra edhe Borusian e Dortmundit."


Nga loja mes FC Shalke 04 dhe Bajer Leverkuzen-it

Ndërsa Schalke 04 në fushën e vet do të presë Steaua nga Bukureshti. Drejtori Horst Heldt është shumë i qartë: "Duhet të fitojmë nëse duam të mbijetojmë garën në në grupe." Për Schalken është shumë me rëndësi ardhja e Kevin-Prince Boateng, dhe paraqitjet e tij të suksesshme. Ekipi ka fituar vetëbesim, thotë sulmuesi Adam Szalai.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GAZPROMI - PARTNER ZYRTAR I FIFAs (09.15.2013)
MARTOHET LEBRON JAMES (09.15.2013)
DYSHIME PËR REKORDIN E NOTARES AMERIKANE DIANA NYAD (09.12.2013)
US OPEN - FITORE E NADAL, GJOKOVIÇ NOKAUTPër spanjollin është titulli i 60 në karrierë (09.10.2013)
US OPEN - SERENA WILLIAMS E FITON GARËN PËR HERË TË PESTË (09.09.2013)
MUNDJA PËRSËRI NË LOJËRAT OLIMPIKE (09.09.2013)
US OPEN - SERENA WILLIAMS NË FINALEMundi kinezen Li Na në dy sete, do të ndeshet me Azarenkën (09.07.2013)
LOJËRAT OLIMPIKE VERORE 2020 (09.07.2013)
US OPEN - DIHEN GJYSMËFINALISËT (09.06.2013)
US OPEN - SERENA WILLIAMS NË GJYSMËFINALE (09.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]