BOSNJA - PËR HERË TË PARË NË BOTËRORIN E FUTBOLLIT
E Mërkurë, 10.16.2013, 08:54am (GMT+1)
Bosnja dhe Hercegovina është kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror të Futbollit, duke mundur Lituaninë me rezultat 1:0.
Golin e fitores e ka dhënë Vedat Ibisheviq në minutën e 68-të.
Rezultati ka nxitur festime të gjera në sheshin qendror të Sarajevës dhe qytete të tjera të Bosnjës.
Kupa e Botës mbahet vitin e ardhshëm në Brazil.
www.voal-online.ch
|