VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ekzekutohet në grup një ekip futbolli

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 10:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Ekzekutohet në grup një ekip futbolli
E Hënë, 10.26.2009, 09:49pm (GMT+1)

Foto nga masakra e ndodhur

 

Tachira, 26 tetor NOA Fund i tmerrshëm për dhjetë nga 11 lojtarë të një ekipi futbolli kolumbian që u ekzekutuan në grup në një krahinë në kufi me Venezuelën.

Mediat vendase raportuan se bëhet fjalë për vrasjen e dhjetë futbollistëve të një klubi amator kolumbian të rrëmbyer dy javë më parë.

 

Ata janë gjetur të vrarë afër kufirit në Venezuela. Njëri prej 12 të rrëmbyerve ka shpëtuar me lëndime trupore, ndërsa një tjetër rezulton të jetë ende i zhdukur.

Përgjegjës për vrasjen e futbollistëve, mund të jetë grupi gueril i krahut të majtë, ELN, deklaroi një burim zyrtar i policisë në Venezuelë.

 

Raportuesit nga terreni përshkruajnë siç shihni dhe në foto, se viktimat janë vrarë në "stil ekzekutues" gati dy javë pasi ishin rrëmbyer nga një fushë afër kufirit me Kolumbinë.

 

Persona të armatosur, të veshur me rroba të zeza, kanë thirrur një nga një emrat e anëtarëve të ekipit, para se t'i rrëmbenin 12-të prej tyre, shumica kolumbianë, në automjete.

 

Trupat e 10 prej të rrëmbyerve, në moshë nga 17 deri 38 vjeç, janë gjetur në vende të ndryshme në perëndim të krahinës Tachira.

 

I vetmi shpëtimtar i kidnapimit, 19 vjeçari kolumbian Manuel Cortez, është në spital pasi ishte urdhëruar të ulet në gjunjë dhe ishte qëlluar në qafë. Vëllai i tij, Orlando Lopez, ka thënë se Cortez nuk e kishte ditur se kush ishin rrëmbyesit.

 

"Ata kanë qëndruar të lidhur për 14 ditë në diell. Ata kanë qenë të lidhur në disa drunj, me zinxhir në qafë dhe me duar të lidhura", tha ai, duke shtuar se rrëmbyesit u kanë thënë pengjeve se ata "nuk janë fajtorë, por duhet vrarë të gjithë për shkak se ua kanë parë fytyrat", - ka treguar i mbijetuari.

 

Cortez është duke qëndruar në një spital ushtarak në Caracas, ku është transferuar pas një vizite alarmuese në një spital në regjionin kufitar ku ishte trajtuar fillimisht.

Një i panjohur kishte ardhur në spital duke kërkuar ta vizitojë Cortezin, por ishte ndalur nga autoritetet. Sakaq, fati i të 12-tit anëtar të ekipit, mbetet i mistershëm pasi nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tij. (http://www.noa.al)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Hani sfidoi me sukses OwusuNga Latif Mehmeti, INA (10.25.2009)
Boksieri Kreshnik Qato ruan titullin kampion bote (10.25.2009)
Zhan Tod, presidenti i ri i FIA (10.25.2009)
Kush është Xhenson Batën, kampioni i ri botëror i Formulës Një (10.21.2009)
Zidan ambasador i Realit (10.19.2009)
Paqe në TV dymbëdhjetë më vonë Tajsoni dhe Hollifildi (10.17.2009)
Vitali Kliçko zgjedh për ring Parlamentin e Kievit (10.16.2009)
Shqipëria "kafshatë e lehtë" për Suedinë (10.15.2009)
Argjentina shkon në Afrika e Jugut 2010 (10.15.2009)
Formula Një: Barrikelo në biseda me Uilliamsin, por ende asnjë nënshkrim (10.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]