VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Loja e Albert Bunjakut u pëlqyer nga Hicfeldi

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 02:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Loja e Albert Bunjakut u pëlqyer nga Hicfeldi
E Djelë, 11.15.2009, 09:40am (GMT+1)

 

 

 

Sulmet e vetme të suksesshme mbrëmë ishin ato të lojtarit të ri të kombëtares zvicerane Albert Bunjaku. Hitzfeld nuk mund ta linte jashtë vëmendjes aktorin e ri të lojës zvicerane. «Ai tregoi një lojë të madhe. Vetëm fati në përfundimin e aksioneve i mungoi disi. Unë jam i kënaqur me paraqitjen e tij."

 

 

Voal-online Katër fitore dhe katër barazime kishte arritur kombëtarja zvicerane gjatë vitit 2009, çka ia siguroi asaj edhe kualifikimin për Botërorin e vitit 2010 në Afrikën e Jugut. Në mbarim të vitit kombëtarja pati mbrëmë në Gjenevë vetëm një 0:1 kundër Norvegjisë.

 

Ndeshja u zhvllua në praninë e 16 000 shikuesve.  Traineri Ottmar Hitzfeld aktivizoi 17 lojtarë, ndër të cilët edhe debutuesit Albert Bunjaku në sulm dhe Heinz Barmettler në mbrojtje. «Kjo lojë pati rëndësi për të parë gjendjen e skuadrës. Çdo minutë loje është një pasqyrë e mirëfilltë për secilin lojtar," tha Hitzfeld duke folur për provën e mbrëmshme përballë Norvegjisë.

 

Pas humbjes Hitzfeld tha në një intervistë televizive: «Ne paguam lojën mbrojtëse të ekipit. Kërkuam që me një lojë mesfushore të arrinim suksesin. Por lejuam gabime të shumta në pasimin e topave. Ne duhet ta përmirësojmë shumë këtë aspekt gjatë përgatitjes për finalet."

 

Rezultati i ndeshjes nuk e ka çtrimëruar trainerin Hitzfeld. «Ne patëm një goditje të rëndë me njëmbëdhjetëmetërshin që muarëm fill pas pushimit, përballë një Norvegjie që qëndroi gjithë kohën në sulm," tha traineri. Rezultati më i drejtë do të ishte barazimi.

 

Sulmet e vetme të suksesshme mbrëmë ishin ato të lojtarit të ri të kombëtares zvicerane Albert Bunjaku. Para tre muajve askush nuk kishte llogaritur sulmuesin e Nyrnbergut: «Ne patëm dy mundës për të shënuar, njërën nga ato e pata unë. Ne duhej ta kishim fituar këtë ndeshje. Për mua kjo ndeshje e parë kishte rëndësi shumë të madhe për ta njohur ekipin."

 

Edhe Hitzfeld nuk mund ta linte jashtë vëmendjes aktorin e ri të lojës zvicerane. «Ai tregoi një lojë të madhe. Vetëm fati në përfundimin e aksioneve i mungoi disi. Unë jam i kënaqur me paraqitjen e tij." (http://msn.ch.msn.com)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Futboll: Kosova pjesëmarrje ndërkombëtare? (11.14.2009)
Albert Bunjaku thirret nga Hicfeldi në kombëtaren zvicerane (11.12.2009)
Tajson sërish në burg, ka goditur një paparac (11.12.2009)
Në Greqi atentat kundër klubit të futbollit (11.12.2009)
Klose në karantinë nga virusi A/H1N1 (11.12.2009)
Vetëvritet Robert Enke (11.12.2009)
Xhavit Bajrami përgatiet me yjet holandeze (11.10.2009)
Dejvid Hej mund Nikolaj Valuevin (11.08.2009)
Zidan: Ronaldo është futbollisti më i mirë për momentin (11.07.2009)
Vokrri: Takim konstruktiv në FIFA (11.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]