VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Vetëvritet Robert Enke

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 09:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Vetëvritet Robert Enke
E Enjte, 11.12.2009, 09:31am (GMT+1)

 

 

 


Portieri gjerman, Robert Enke, i cili pritej të ishte pjesë e skuadrës gjermane për Kupën Botërore, verën e ardhshme, ndërroi jetë pasi u godit nga treni në një udhëkryq pranë shtëpisë së tij.

Policia gjermane konfirmoi se portieri 32-vjeçar i Hanoverit ka bërë vetëvrasje, duke u hedhur nën tren.

Edhe Jorg Neblung, një mik i afërt dhe këshilltar i Enkes, tha se ky i fundit kishte vrarë veten. "Unë mund të konfirmoj se ishte vetëvrasje", tha ai.

Enke ishte portier i kombëtares gjermane dhe do ta mbante këtë pozicion edhe gjatë kampionatit botëror të vitit të ardhshëm në Afrikën e Jugut.

Qindra tifozë të Hanoverit u tubuan para stadiumit të klubit, ku ndezën qirinj dhe vendosën kurora me lule.

Menaxheri i kombëtares gjermane të futbollit, Oliver Birhof, tha se gjithë ekipi ishte i tronditur.

Vajza e Enkes, Lara, ka vdekur më 2006, nga një sëmundje e rallë në zemër.

Mbrojtësi gjerman ka lënë pas vetes gruan, Teresën, dhe vajzën tetëmuajshe, të cilën çifti e kishte adoptuar në maj të këtij viti.

 

Martin Kind, presidenti i ekipit gjerman të kategorisë së parë Hannover 96, portier i të cilit ishte Enke:

"Natyrisht që jam i tronditur. Mendimet e mia janë tek bashkëshortja dhe familja. Robert Enke ka vdekur dhe supozimi i policisë, i shprehur edhe në një deklaratë për shtyp, është se ka shumë të ngjarë që ai të ketë kryer vetëvrasje."

 

Edhe një shok i ngushtë i Enkes bëri fjalë për vetëvrasje të 32-vjeçarit. Enke, i lindur në 1977-ën në Jena në ish-RDGJ, kaloi në vitin 1996 tek ekipi i kategorisë së parë Borussia Mönchengladbach. Angazhime të mëvonshme në klube të huaja, ndër të tjera tek Barcelona, nuk ishin edhe aq të suksesshme. Në 2004-ën Enke u kthye në kampionatin gjerman, Bundesliga, si portier i Hannover 96. Debutimin në ndeshjet ndërkombëtare ai e pati në 2007-ën në një ndeshje miqësore kundër Danimarkës. Synimi i madh i Enkes ishte Kampionati Botëror 2010 në Afrikën e Jugut:

 

"Për mua dhe për të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar, jo vetëm atij gjerman, por edhe të tjerë, kjo është një pikë kulmore absolute, për të cilën gëzohem shumë. Do të bëj gjithçka është e mundur për të qenë në portë

Dhe Enke ishte në rrugën më të mirë për t'u bërë numri një në portën gjermane. Deri sa e ndaloi sëmundja. Zyrtarisht ishte fjala për një infeksion bakterial në zorrë. Në gusht Enke zhvilloi ndeshjen e tij të fundit ndërkombëtare, në ndeshjen për eliminatoret e Kampionatit Botëror kundër Azerbajxhanit. Më pas iu desh të pushonte për nëntë javë. Në këtë kohë ai humbi edhe ndeshjen vendimtare për eliminatoret në Rusi.

"I bën pyetjen vetes ndonjëherë: Përse, përse tani dhe përse përsëri unë? Po mirë, kështu është. Edhe këtë do ta përballoj."

 

Vetëm një javë e gjysmë më parë ishte rikthimi i Enkes në portën e Hannover 96-ës. Por trajneri i kombëtares Joachim Löw nuk e emëroi atë për dy ndeshjet përgatitore më 14 dhe 18 nëntor kundër Kilit dhe Bregut të Fildishtë. René Adler dhe Manuel Neuer do të ishin në portë. Së paku nga jashtë Enke e priti i përmbajtur vendimin e Löw-it:

"Kështu kishim folur. Dhe ndeshjet ishin përcaktuar më parë. Kisha telefonuar përpara me Andy Köpke-n (trajnerin e portierëve në kombëtare). Prandaj nuk ishte më surprizë."

 

Lajmi për vdekjen e Enkes shkaktoi tronditje në gjithë Gjermaninë, edhe në ekipin kombëtar. Të gjithë janë të shokuar, tha menaxheri i ekipit Oliver Bierhoff. Robert Enke lë gruan dhe një vajzë të adoptuar tetëmuajshe. Në vitin 2006 atij i vdiq vajza e parë, dy vjeç me një defekt në zemër të lindur.

(http://www.evropaelire.org) (http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Xhavit Bajrami përgatiet me yjet holandeze (11.10.2009)
Dejvid Hej mund Nikolaj Valuevin (11.08.2009)
Zidan: Ronaldo është futbollisti më i mirë për momentin (11.07.2009)
Vokrri: Takim konstruktiv në FIFA (11.05.2009)
FIFA takim me Federatën e Kosovës (11.05.2009)
Formula Një: Tojota tërhiqet (11.04.2009)
85 vjet sport kombëtar: Shuk Radoja, Rrok Radoja, Luigj Radoja, Renato Radoja, Terezina RadojaNga Besnik Dizdari (11.03.2009)
Nga janari Deivid Bekam do të jetë lojtar i Milanit (11.02.2009)
Valbona, orteku i basketbollit shqiptar (11.01.2009)
Serena Uilliams merr zemër të flasë: Tenisi dhe vrasja e motrës sime (10.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]