VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Skandali: Tirana dhe Vllaznia në listën e ekipeve që kanë trukuar ndeshjet

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 03:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Skandali: Tirana dhe Vllaznia në listën e ekipeve që kanë trukuar ndeshjet
E Enjte, 11.26.2009, 05:36pm (GMT+1)

Tirana dhe Vllaznia akuzohen zyrtarisht nga organi më i lartë i futbollit, UEFA, për trukim ndeshjesh. Ndeshjet që dyshohet se janë trukuar nga ana e dy ekipeve shqiptare janë Stabaek-Tirana, që përfundoi 4 me 0 dhe dy ndeshjet që Vllaznia ka luajtur me Rapidin e Vjenës. Skandali bëhet më i rëndë për faktin se nga pesë ekipet e dyshuara për trukim ndeshjesh, dy prej tyre janë shqiptare. Nuk është hera e parë që ekipet shqiptare akuzohen për trukim ndeshjesh, pasi shumë herë ato janë vënë nën akuzë për shitje ndeshjesh. Ishte vetë kryeministri Berisha që dy vjet më parë akuzoi kombëtaren e futbollit për shitje ndeshjesh duke kërkuar madje edhe shkrirjen e saj.

 

Dyshimet

 

Skandali i trukimit të ndeshjeve ka përfshirë edhe ekipet shqiptare. UEFA ka zbuluar dje emrat e ndeshjeve të para që janë dyshuar si të trukuara, teksa është bërë e ditur se dy klubet shqiptare, Tirana dhe Vllaznia, janë përfshirë në skandalin e basteve në ndeshjet e tyre në Kupat e Evropës. Bëhet fjalë për ndeshjen e kthimit të Champions League, Stabaek-Tirana, e cila përfundoi me fitoren e kampionëve të Norvegjisë 4-0, si dhe dy ndeshjet mes Vllaznisë dhe Rapidit të Vjenës, e para e zhvilluar në Vjenë dhe e fituar 5-0 nga austriakët dhe e dyta në Shkodër, ku sërish Rapidi fitoi 3-0. Gjatë këtyre ndeshjeve në shtypin shqiptar pati akuza për shitje ndeshjesh, por gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit nuk bëri asnjë hetim. Vetëm pak ditë më parë, pas skandalit të hetuar nga prokuroria e Bokumit në Gjermani, që ka sjellë arrestimin e 17 personave në Gjermani e Zvicër, mësohet se UEFA kishte kërkuar informacione edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Një gjë e tillë është pohuar nga burime zyrtare të këtij institucioni, ku prej ditësh pritej zbardhja e listës së ndeshjeve të dyshuara si të trukuara nga ekipet shqiptare. UEFA ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare se deri më tani 5 klube janë zyrtarisht nën hetim. Tirana e Vllaznia nga Shqipëria, Dinaburgu në Letoni, Ljubljana në Slloveni dhe Budapest Honved në Hungari. Kjo e bën edhe më të rëndë, pasi nga pesë ekipe të akuzuara për trukim ndeshjesh, dy prej tyre janë ekipe shqiptare. Vllaznia ka qenë edhe më parë e akuzuar për trukim ndeshjesh. Vetëm një vit më parë ajo u përfol për trukim të ndeshjes me ekipin kroat NFK Zagreb, por UEFA nuk arriti që të vërtetojë asgjë. Përveç takimit të vjetshëm, Vllaznia ka qenë e dyshuar edhe për trukim ndeshjesh disa vite më parë, kur ka luajtur me ekipin skocez të Dandit. Akuzat ndaj ekipeve shqiptare për shitje ndeshjesh janë bërë të zakonshme gjatë viteve të fundit. Dyshimet kanë ardhur për faktin se ato kanë humbur pothuajse gjithmonë me rezultat të thellë dhe janë luajtur pasivisht nga bastexhinjtë, të cilët kanë mundur që të gjejnë rezultatin e saktë të ndeshjeve.

 

Por, pavarësisht akuzave dhe dyshimeve të ngritura për ekipet shqiptare, Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA nuk kanë kryer hetime dhe i kanë kaluar në heshtje dyshimet. Vetëm pak muaj më parë në Shqipëri u miratua ligji kundër shitjes së ndeshjeve që parashikon deri në 7 vjet burg për abuzuesit.

 

Akuzat dhe rënia e interesit

 

Akuzat për trukime ndeshjesh tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Por, përveç ndeshjeve ndërkombëtare, ekipet shqiptare akuzohen edhe për trukime në nivel kombëtar, madje ato janë pranuar hapur disa herë nga presidentët e klubeve të futbollit. Trukimet dhe lëshimet e ndeshjeve kanë ndodhur sidomos në fund të kampionatit, kur edhe luhet fort për titullin kampion dhe ekipet që do t'i shpëtojnë rënies një kategori më poshtë. Për këtë fakt interesi i tifozëve ka rënë ndjeshëm në stadiumet tona dhe gjithnjë e më shumë ata po mungojnë në shkallët e stadiumeve. Pavarësisht faktit se trukimet dhe lëshimet në ndeshje të caktuara janë bërë hapur dhe pranuar edhe nga protagonistët, Federata Shqiptare e Futbollit është mjaftuar vetëm me një thënie se do hetojë, por realisht nuk ka vepruar në asnjë moment. Dyshimeve për trukime ndeshjesh nuk i ka shpëtuar as kombëtarja shqiptare e futbollit, sidomos dy vjet më parë, kur humbi me Bjellorusinë në Tiranë 4 me 2 dhe kur humbi me Rumaninë 6 me 1. Në atë kohë reagoi ashpër edhe kryeministri Berisha, i cili akuzoi Federatën se po shiste ndeshje dhe për këtë arsye kërkoi shkrirjen e ekipit kombëtar. Pavarësisht dyshimeve dhe akuzave, nuk u arrit që të provohej, nëse ato dy ndeshje ishin shitur. Kjo, edhe për faktin se nuk u hetua asnjëherë. Prokuroria, pavarësisht akuzave, nuk ka ndërmarrë asnjëherë ndonjë hetim ndaj ekipeve dhe personave që i kanë kryer këto trukime, edhe pse në fakt trukimi është një shkelje penale dhe organi i akuzës e ka për detyrë që të hetojë.

 

"Ekipet shqiptare, një histori të hershme me manipulimin e ndeshjeve"

 

"Shqipëria ka një histori të hershme në manipulimin e ndeshjeve". Kështu e nis gazeta italiane "La Stampa" një shkrim të dy vjetëve më parë, e cila ka arritur të ndërtojë historikun e dyshimeve të ekipeve shqiptare, duke marrë shkas që nga ndeshjet e 7 viteve më parë në Kupat e Evropës. "Data 7 gusht 2002 është historike. Në atë kohë luheshin para-eliminatoret e Ligës së Kampioneve. Dinamo ishte pritëse përballë danezëve të Brondbi. Mashtrimi ishte studiuar në detajet më të vogla dhe kishte prej atyre që arritën të vinin baste mbi rezultatin ekzakt të ndeshjes, atë që ishte paracaktuar. Por dyshimet për manipulime ishin shumë të forta, aq sa kompanitë e basteve u bindën se ndeshja ishte e trukuar. Graham Sharp, zëdhënësi i "William Hill", shpjegoi situatën. "Të gjitha bastet ishin vënë në Londër dhe Mançester. Të gjitha ishin vënë në rezultatin përfundimtar 0-5, me koeficient mes 80 dhe 100". Problemi për atë që kishte programuar trukimin e rezultatit ishte se plani nuk u realizua. Ndeshja përfundoi 0-4 dhe danezët humbën në mënyrë të pabesueshme golin e pestë në minutat e fundit. Data e mësipërme është historike pikërisht për këtë arsye, pasi kjo ishte hera e parë për tentativa manipulimi në ndeshje që mbikëqyreshin nga UEFA. Një vit më vonë lindin dyshime për dy takime të tjera: Dinamo-Lokeren dhe Vllaznia-Dandi, ndeshje të para-eliminatoreve të Kupës UEFA. Shuma të mëdha vihen në shenjën 2, ndërsa rezultatet u japin të drejtë bastexhinjve. UEFA nis një hetim, nga i cili nuk zbulohet asgjë. Dyshimet për skuadrat shqiptare shfaqen edhe për ndeshjet e kohëve të fundit, si sfida mes Ekranas dhe Elbasanit, në verën e vitit 2006, dhe mbi të gjitha takimi Bezhanija-Besa, i cili përfundoi barazim 2 me 2", - pohon "La Stampa" në shkrimin e vet për dyshimet që ekipet shqiptare kanë shitur ndeshje të ndryshme.

(http://www.tema.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Boksieri vdiq pas ndeshjes (11.24.2009)
Presidenti Sejdiu priti kikboksierin Xhavit Bajrami (11.24.2009)
Shtypi gjerman për skandalin e basteve (11.24.2009)
Soderlingu mund përsëri Nadalin në finalet e turit (11.23.2009)
Nderohen Usain Bolt dhe Sania Riçards (11.23.2009)
Dialog për futbollin dhe për luftën - Prapaskenat e futbollit (11.20.2009)
Kampionati amerikan i basketbollit: Kobe Brajant i pandalshëm (11.19.2009)
FIFA pezullon Maradonën (11.15.2009)
Futbolli ia jep lamtumirën Enkes (11.15.2009)
Loja e Albert Bunjakut u pëlqyer nga Hicfeldi (11.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]