VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Taiger Uds është plagosur rëndë në një incident automobilistik

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 01:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Taiger Uds është plagosur rëndë në një incident automobilistik
E Premte, 11.27.2009, 09:10pm (GMT+1)

 

 

 

 

 

Voal-online Merret vesh se Tiger Woods ka mbetur i plagosur rëndë në një incident automobilistik në Orlando të Floridës (SHBA), pak larg shtëpisë së tij.

 

Lajmin e ka dhënë uebsajti i Orlando Sentinell, që përmend burime nga Highway Patrol (Patrulla e Autostradës). Vetura e numrit një të golfit botëror, njërit prej atletëve më të pasur të planetit, ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur kundër një hidranti dhe një peme jo larg nga Orlando.

 

Ngjarja ka ndodhur në orën 2:25 me orën lokale. Rrjedha e ngjarjes është ende e paqartë, ndonëse duket se vetura nuk ka qenë me shpejtësi.

 

Woods, 33 vjeç, është shtruar në spitalin "Health Central Hospital" të Ocoee dhe gjendja e tij është serioze.

 

Kush është Tiger Woods: Prej vitit 1997, kur tejet i ri ka fituar Kampionatin Botëror, Tiger Woods është bërë lojtari më përfaqësues i këtij sporti në botë. Fitoret e njëpasnjëshme kanë bërë që ai të jetë sportisti më i sponsorizuar, vitin e kaluar ka fituar 110 milionë dollarë.

 

Loja e tij, rregullsia e tij dhe aftësia e tij për t'u rigjeneruar edhe në situata të vështira, e kanë bërë atë tetë herë rresht fitues të titullit sportisti më i mirë në botë, pikërisht falë zotësisë për t'ia shtuar teknikës edhe një rezistencë të madhe ndaj presionit që loja ta imponon. (http://www.repubblica.it) (http://www.corriere.it)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Skandali: Tirana dhe Vllaznia në listën e ekipeve që kanë trukuar ndeshjet (11.26.2009)
Boksieri vdiq pas ndeshjes (11.24.2009)
Presidenti Sejdiu priti kikboksierin Xhavit Bajrami (11.24.2009)
Shtypi gjerman për skandalin e basteve (11.24.2009)
Soderlingu mund përsëri Nadalin në finalet e turit (11.23.2009)
Nderohen Usain Bolt dhe Sania Riçards (11.23.2009)
Dialog për futbollin dhe për luftën - Prapaskenat e futbollit (11.20.2009)
Kampionati amerikan i basketbollit: Kobe Brajant i pandalshëm (11.19.2009)
FIFA pezullon Maradonën (11.15.2009)
Futbolli ia jep lamtumirën Enkes (11.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]