DITA E PARË E VERËS ASTRONOMIKE: BORË SIPËR 1000 METRAVE LARTËSI
E Mërkurë, 06.01.2011, 11:48am (GMT+1)
Voal-online -Dita e parë e verës astronomike nuk ishte e tillë sot në Zvicër. Në disa rajone, në fakt, ka rënë borë në lartësitë sipër 1000 metrave mbi nivelin e detit.
Borë ka rënë sidomos në alpet berneze dhe valezane. Në Adelboden herët në mëngjes kishte 12 centimetra borë të re. Në Gran San Bernardo 20 centimetra. Nuk bëhet fjalë për ndonjë ngjarje të pazakonshme dhe pastaj nesër temperaturat rifillojnë të ngjiten.
(http://www.rsi.ch)
www.voal-online.ch
|