E Shtunë, 10.19.2019, 08:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Paskal Kushpë jep dorëheqjen
E Premte, 06.12.2009, 03:23pm (GMT+1)

 

 

Voal-online - Këshilltari federal Pascal Couchepin ka shpallur dorëheqjen e tij. Politikani valezan 67 vjeçar largohet nga Qeveria pas 11 vjetësh, 7 prej të cilëve në krye të Ministrisë së Brendshme. Kryetarja e Këshillit Nacional Simoneschi Cortesi ka dhënë lajmin në fillim të punimeve të parlamentit, duke lexuar letrën që kishte marrë nga këshilltari federal. Menjëherë ka hyrë në sallë vetë Couchepin, i cili ka marrë duartrokitjet e deputetëve. 

 

Pas katër vjetësh në krye të Ministrisë së Ekonomisë, ministri liberal radikal ka zëvendësuar në vitin 2003 Ruth Dreifuss në krye të Ministrisë së Brendshme. Në krye të këtij dikasteri ka pasur edhe suksese, por edhe dëshmtime. Ka lënë për diskutim sidomos përpjekja e tij për rritjen e moshës së pensioneve në 67 vjeç.

 

Pas shpalljes së dorëheqjes, Pascal Couchepin i ka takuar edhe mediat. Në konferencën e tij të shkurtër për shtyp ministri në ikje ka përfituar nga rasti për të bërë një bilanc pozitiv të karrierës së tij dhe për të folur rreth sfidave të së ardhmes.

 

“Besoj në institucionet dhe në rregullat e tyre e prandaj kam dhënë dorëheqjen fillimisht në Parlament e pastaj në një kohë të dytë në mediat. I kam respektuar gjithmonë njerëzit me die të ndryshme nga të miat, ashtu si shumë kolegë i kanë respektuar pozicionet e mia. Vendimi kundër korrentit, por për të mirën e Vendit. Pikërisht me këtë frymë unë i ftoj të gjithë kolegët të vazhdojnë t’i mbrojnë gjithmonë idetë e tyre edne kundër korrentit,” kështu Pascal Couchepin pastaj ka falënderuar të gjithë kolegët me të cilët ka punuar këto vite.

 

Couchepin ka nënvizuar se ky vendim është marrë pas një përsiatjeje të gjatë. Ai mendon se vendimi është marrë në kohën e duhur. “Para disa ditësh i kam lajmëruar edhe kolegët, të cilët i falënderoj se e kanë mbajtur sekretin,” ka thënë ai. “Tani partia do të ketë gjithë kohën e nevojshme për të më zëvendësuar,” ka shtuar Couchepin, duke i përmendur sfidat që e presin pasardhësin.


 "Në këto vite të politikës kam përballur 27 zgjedhje pa pësuar asnjë humbje. Jo keq për një njeri jopopullor. Kam hyrë në politikë 26 vjeç e dal sot 67 vjeç. Bilanci im është i kënaqshëm për jetën që kam zgjedhur dhe që kam bërë. Tani mund t’iu kushtohem pasioneve të mia: qershitë janë pjekur dhe ditët e ardhshme do t’i mbledh nga bahçja ime për të bërë marmalatë,” ka përfunduar Couchepin.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Të gjelbërit veprimtari për të drejtat e grave (06.11.2009)
Protesta të punonjësve francezë të ABB (06.10.2009)
Mark Forster flet për filmin e ri dhe të bijën Lia Enéa (06.09.2009)
Nderime në qeverinë dhe Parlamentin Federal për Roxher Federerin (06.08.2009)
Shkalla e papunësisë 5,7%? (06.06.2009)
Dhoma e Kantoneve iu thotë po minareve (06.05.2009)
Kredit Suis heq dorë nga projekti për Hardturm (06.04.2009)
Edhe gratë në pension 65 vjeçe (06.03.2009)
Edhe 400 milionë franga kundër papunësisë (06.02.2009)
Taksat hipotekare ulen në 3,25% (06.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lart]