KONFERENCA E 18të PËR KLIMËN NË DOHA - ZVICRA DËSHIRON TË ZGJASË AFATIN E PROTOKOLLIT TË KIOTOS
E Enjte, 11.22.2012, 09:28am (GMT+1)
Bernë, 22.11.2012 - Nga 26 nëntori deri më 7 dhjetor 2012 në Doha (Qatar)
mbahet Konferenca e 18të Botërore e OKBsë mbi klimën. Sips mandatit të dhënë
nga ana e Këshillit Federal delegacionit zviceran më 21 nëntor 2012, Zvicra do
të mbështetë propozimin për një periudhë të dytë të veprimit të Protokollit të
Kiotos, me kusht që edhe shtetet e tjera të pranojnë këtë propozim.
Këshilltarja Federale Doris Leuthard do ta përfaqësojë Këshillin Federal në
segmentin ministerial që do të mbahet nga 5 deri më 7 dhjetor.
Në Konferencë delegatët e mbi 190 vendeve do të diskutojnë për regjimin
klimatik botëror që do të miratohet për deri në vitin 2020. Në Konferencën e
Durbanit vitin e shkuar u vendos që, nga viti 2020, të gjitha shtetet duhet të
përkushtohen në mënyrë të barabartë për të realizuar objektivat, duke zgjeruar
përgjegjësinë që mbetej vetëm tek vendet e industrializuara. Ky vendim ka
shënuar një kthesë të vërtetë në parimit dhe është një moment i rëndësishëm në
politikën klimatike ndërkombëtare. Për të pasur rezultat është e nevojshme që
të përfshihen të gjithë ndotësit e mëdhenj nëpërmjet gazit karbonik.
Në delegacionin zviceran përveç Këshilltares Federale Doris Leuthard do të jetë
Bruno Oberle, drejtor i Zyrës Federale të Mjedisit. Delegacioni negociues do të
drejtohet nga ambasadori Franz Perrez, shef i sektorit të Marrëdhënieve
Ndërkombëtare në Zyrën Federale të Mjedisit. Delegacioni do të ketë 23 veta dhe
do të përbëhet nga përfaqësues të ministrive të ndryshme dhe nga eksponentë të
botës ekonomike e shkencore dhe organizatave të zhvillimit e shoqatave
ambjentaliste.
www.voal-online.ch
|