BORA SJELL TELASHE PËR TRAFIKUN AJROR - VONESA NË GJENEVË, FLUTURIME TË PEZULLUARA NË ZYRIH
E Premte, 12.07.2012, 06:48pm (GMT+1)
Voal-online - Bora, e paralajmëruar, ka filluar saktësisht duke krijuar jo pak
telashe sidomos në trafikun ajror.
Në Gjenevë çarçafi i bardhë ka krijuar probleme sidomos në aeroportin e
Cointrin e në Trasnportet publike gjenevase. "Për momentin situata është nën
kontrollo," ka bërë të ditur zëdhënësi Bertrand Stämpfli, që ka siguruar:
"Fluturimet në nisje nga Gjeneva kanë pësuar vonesa, por nuk ka pasur
pezullime:"
Bora po provokon telashe në aeroportin e Zyrihut, ku sipas një zëdhënësi, që në
orët e para të pasditës ishin pezulluar 23 fluturime dhe lidhjet kanë pësuar
vonesa me nga rreth një orë.
www.voal-online.ch
|