Ambasadori palestinez në selinë e OKB në Gjenevë, Kraishi (djathtas), duke biseduar me homologun izraelit
Voal-online - Vendimi i Këshillit Federal për të mbështetur dhënien e statusit
të vendit vëzhgues në OKB Palestinës e gëzon natyrisht Ramallahun, ambasadori i
së cilës në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Ibrahim Kraishi, llogarit në
"po" të 145-150 anëtarëve nga 193.
Ky votim, sipas tij, do të ndihmojë procesin e paqes, ndërsa pikëpamje të
kundër ka përfaqësuesi i Izraelit në Bernë, që e vlerësion kundërproduktive dhe
një humbje kohe.
Gjithsesi bëhet fjalë për një mospajtim të thjeshtë opinionesh mes Bernës e
Jeruzalemit, çka nuk do t'i prekë marrëdhëniet miqësore mes dy kryeqyteteve.