PRESIDENTI I KONFEDERATËS ZVICERANE MAURER MBYLL FAQEN E TIJ NË FACEBOOK
E Enjte, 04.11.2013, 02:10pm (GMT+1)
Mesazhi i lamtumirës i Maurer në Facebook (fb)
Voal-online - Pas vetem tre muajsh, presidenti i Konfederatës Zvicerane Ueli
Maurer ka vendosur ta mbyllë faqen e tij personale në Facebook.
"Tschuess Ueli", kështu ia ka dhënë lamtumirën një prej 'miqve' të
tij në rrjetin social. Janë 2885, për saktësi 'mëpëlqenet" në profilin e
tij: ndoshta disi pak për njërin nga zyrtarët më të lartë helevetikë.
Në postimin ku shpall mbylljen e faqes, thotë se është i zhgënjyer nga përvoja
në rrjetin social: "mjerisht pritjet e mia janë zhgënjyer, diskutimet
mendoj se janë zhvilluar në mënyrë sipërfaqësore", shkruan ministri i
Mbrojtjes duke i përshëndetur internautët.
www.voal-online.ch
|