VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SAIMIR PIRGU, I FTUAR NË TELEVIZIONIN E ZVICRËS SRF1, KËNDON 'DUA MË SHUMË SHQIPËRINË'

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 12:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
SAIMIR PIRGU, I FTUAR NË TELEVIZIONIN E ZVICRËS SRF1, KËNDON 'DUA MË SHUMË SHQIPËRINË'

E Premte, 05.17.2013, 05:58am (GMT+1)




Tenori i famshëm shqiptar, Saimir Pirgu ka qenë pak ditë më parë mysafir në emisionin shumë të popullarizuar të televizionit publik të Zvicrës (SRF1) Aeschbacher show. Në një prezantim që Kurt Aeschbacher i bëri Pirgut, u shpreh veç tjerash se ai ka bërë një karrierë "përrallore e të rrufeshme", duke mbërritur për pak vite në lartësinë e yjeve të operës së sotme botërore.

"Kur ishte vetëm 22 vjeç Saimir Pirgu feston suksesin e tij në festivalin e Salzburgut, Austri. Ndërkohë, sot, Pirgu 31 vjeçar është bërë tashmë tenor i famshëm. Pak ditë më parë ai ka kënduar në krah të Placido Domingos dhe Diana Damrau në operan e Nju Jorkut "Metropolitan", ndërsa gjatë muajit maj ai do të performojë në në Operan e Cyrihut me "Traviatën" e Verdit".

Në emisionin e përmendur, Saimir Pirgu dallohet gjithnjë me spontanitetin dhe thjeshtësinë e tij prej artisti të madh që nuk i pëlqen pozat por paraqitet ashtu si është. Ai, duke folur me një gjermanishte të mirë, evokon fillimet e tij në Shqipërinë komuniste, kur e kishin zgjedhur të shkollohej për violinë. Por më vonë ai ka parë se violina nuk kishte qenë zgjedhja e tij dhe ka zbuluar pasionin e madh për të kënduar.

Pirgu më tutje flet për kohën e fillimit të studimeve në Bolzano të Italisë, për peripecitë e tij si një student i varfër nga Shqipëria. Por, në sajë të angazhimit dhe talentit të rrallë, ai shumë shpejt mbaron shkollimin muzikor. Madje, aq shpejtë sa që edhe prindërit e tij, dyshojnë se mos ai po merrej me punë të këqija, atje në Itali. Sidoqoftë, Saimiri i bindi ata se është bërë këngëtar i operës, vetëm kur i fton të marrin pjesë si shikues në festivalin e Salzburgut.

Në përfundim të emisionit, si mik tek Kurt Aeschbacher show, Saimir Pirgu këndon "Dua më shumë Shqipërinë", me të cilën entuziasmon publikun dhe mikpritësin e tij.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JANË KAPUR NË LOZANË DY SHQIPTARËT E ARRATISUR NGA BURGU (05.16.2013)
ËSHTË LIRUAR ZVICERANI I RRËMBYER NË JEMENJanë lënë të lirë edhe dy kolegët e tij të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (05.16.2013)
Deutsche Welle - RRITET TRYSNIA NDAJ ZVICRËS PËR ZBUTJEN E SEKRETIT BANKAR (05.15.2013)
IKJE SPEKTAKOLARE NGA BRUGU ZVICERAN, NDËR TA DY SHQIPTARË, NJËRI NGA SHQIPËRIA, TJETRI NGA KOSOVA (05.15.2013)
FINANCAT - BRUKSELI DËSHIRON TË BISEDOJË ME BERNËNDritë jeshile Komisionit Evropian për bisedime të reja (05.14.2013)
ZVICËR - FILLOI PROCESI PËR DYSHIME PËR PASTRIM TË PARAVE NË ÇEKI (05.14.2013)
FRIBURG - VRASJE PËR HAKMARRJE?Kjo vrasje e cila ka tronditur qytetarët e këtij kantoni, për faktin se ekzekutimi ka ndodhur në prani të gruas dhe fëmijëve, duket se gjenezën e ka në Kosovë (05.13.2013)
WAWRINKA NË FINALE ME NADALINNë gjysmëfinale helvetiku mundi Berdychin (05.12.2013)
EVELINE WIDMER SCHLUMPF - MARRËVESHJA PËR SHMANGIEN E EVAZIONIT FISKAL NUK DO TË ARRIHET SË SHPEJTIMinistrja e Financave vë në dyshim thënien e një eksperti të OECD (05.11.2013)
NË ASAMBLENË E BASHKËSISË IZRAELITE ZVICERANE - UELI MAURER KËRKON FALJE PËR ATË QË NUK E THA (05.09.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]