VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Dritë jeshile për dy vaksinat kundër A1H1N1 - Nga mesi i Nëntorit mund të fillojë vaksinimi

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 03:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Dritë jeshile për dy vaksinat kundër A1H1N1 - Nga mesi i Nëntorit mund të fillojë vaksinimi
E Premte, 10.30.2009, 02:31pm (GMT+1)

 

Voal-online Dritë jeshile fushatës parandaluese kundër pandemisë së gripit të derrit. Swissmedic ka bashkëpajtuar dy vaksina kundër gripit A(H1N1). Bëhet fjalë për Pandemrix të GlaxoSmithKline dhe të Focetria të Novartis, pra vaksina të prodhuara nga dy industri të prodhimit të barnave.

Për shkak të pamjaftueshmërisë së të dhënave përkatës, Pandemrix-i ende nuk është i autorizuar për gratë shtatzän, për minorenët dhe për të rriturit mbi 60 vjeç. Por për këta të fundit Zyra Federale e Shëndetësisë nuk e përjashton përdorimin.

Focetria ndërkaq mund t'iu jepet edhe fëmijëve nga mosha 6 muajshe dhe, nëse jepet nga mjeku trajtues, edhe nënave shtatzëna dhe atyre me foshnjë në gji. Për një vaksinë të tretë të quajtur Celtura të Novarsisit ende nuk është realizuar procedura e bashkëpajtimit.

Nga mesi i nëntorit mund të fillojë vaksinimin kundër A(H1N1) për personat në rrezik dhe për punonjësit e mjekësisë. Këtë e ka bërë të ditur sot në mëngjes në një konferencë shtypi Zyra Federale e Shëndetësisë Publike, duke saktësuar se me vaksinat e prodhuara nga Novartis e nga GlaxoSmithKline (GSK) do të furnizohen kantonet duke filluar nga java e ardhshme.

Prodhuesit e vaksinave pritet ta organizojnë fushatën. Shpenzimet i mbulon Konfederata, kantonet dhe shtëpisë e sigurimeve shëndetësore. Vaksinimi do të jetë falas e sipas dëshirës. Furnizimet do të bëhen në disa pjesë duke filluar nga fundi i tetorit deri në fund të vitit.

 Zyra Federale e Shëndetësisë Publike tërheq përsëri vëmendjen se rreth faktit të të gjitha ndikimeve të padëshiruara të rënda ose të papritura duhen deklaruar tek Swissmedic, që për vigjilencë ka hapur portalin Internet PaniFlow.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ka vdekur Zhan Fransua Berzhje (10.29.2009)
Berna thërret ambasadorin e Italisë (10.28.2009)
Barazia gjinore: Zvicra bën progres (10.28.2009)
Blic në filialet italiane të bankave zvicerane (10.27.2009)
Zvicra nuk këshillon kurrfarë udhëtimi në Libi (10.26.2009)
Zvicra gati për EXPO 2010 Shangai (10.25.2009)
Julia Saner, fituesja sensacion e konkursit botëror të modeleve (10.23.2009)
SHBA kërkojnë dorëzimin e Polanskit (10.23.2009)
U përurua parku i arinjve i Bernës (10.22.2009)
Pasaporta biometrike në Zvicër fillon prej 1 Marsit 2010 (10.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]