ZVICERANI WAWRINKA ELEMINOI GJOKOVIÇIN
E Martë, 01.21.2014, 02:50pm (GMT+1)
Melburn, 21 janar - Zvicerani Stanislas Wawrinka ka mposhtur serbin Novak Djokoviq në Australian Open pas saktësisht katër orë lojë.
Wawrinka ia doli të përballojë temperaturat e larta në Australi për të fituar me sete 2-6, 6-4, 6-2, 3-6, 9-7. Ai me këtë fitore kalon në gjysmë-finale të kësaj gare.
"Në fillim nuk ndjehesha mirë", tha ai pas përfundimit të ndeshjes. "Ai është një kampion i mrekullueshëm por unë nuk dorëzohem kurrë. Jam shumë, shumë, shumë, i lumtur! Isha i lodhur në fund. Tash do të bëj një dush të ftohtë! Megjithatë, faleminderit shumë dhe gjitha të mirat".
www.voal-online.ch
|