VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BE DO TË RISHIKOJË MARRËDHËNIET ME ZVICRËN

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 04:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
BE DO TË RISHIKOJË MARRËDHËNIET ME ZVICRËN

E Hënë, 02.10.2014, 07:27pm (GMT+1)


Bashkimi Evropian thotë se do të rishikojë marrëdhëniet me Zvicrën pasi votuesit në këtë vend alpin miratuan të dielën me rezultat të ngushtë një ligj që frenon imigracionin e qytetarëve të Bashkimit Evropian. Kundërshtarët e referendumit argumentojnë se masat që frenojnë  imigracionin do të dëmtojnë ekonominë.

Televizioni zviceran njofton se 50.3 për qind e votuesve e mbështetën nismën "Ndal Imigracionit në Masë" të propozuar nga Partia zvicerane e Popullit, një parti e krahut të djathtë, e cila thotë se vendi nuk mund të përballojë dot 80.000 emigrantë të rinj çdo vit.

Referendumi mori gjithashtu miratimin e shumicës së kërkuar në më shumë se gjysmën e kantoneve apo rajoneve të Zvicrës.

Kreu i organit ekzekutiv të kantonit të Gjenevës thotë se votimi e ka lënë vendin të ndarë.

"Do të lindë një sëmundje ngjitëse kombëtare, formën e të cilës ne ende nuk mund ta parashikojnë, për këtë do të duhet të pyesim ata që propozuan nismën. Ajo që dimë është se kjo sëmundje ngjitëse do të ndikojë te evropianët, te njerëzit me prejardhje nga jashtë Evropës - të cilët janë të vetmit që preken aktualisht, njerëz të cilët kalojnë kufirin çdo ditë për të shkuar në punë, azilkërkuesit. Pra, të huajt në përgjithësi.''

Sipas propozimit të ri, Zvicra do të duhet të hartojë legjislacionin duke vendosur kufizime për numrin e imigrantëve evropianë, si dhe për të drejtën e tyre për të sjellë familjet.

Vendimi nënkupton gjithashtu se qeveria zvicerane do të duhet të rinegociojë traktatet mbi lëvizjen e lirë të njerëzve për në Bashkimin Evropian. Qytetarët zviceranë kanë qenë në gjendje të udhëtojnë lirisht dhe të punojnë në vendet e BE-së, megjithëse Zvicra nuk është anëtare e këtij blloku.

Fushata për referendumin e Partisë Popullore Zvicerane ka përmendur efektet negative në çmimet e shtëpive, vendet e punës, transportin dhe infrastrukturën publike si arsye për mbajtjen e tij.

Kundërshtarët e referendumit argumentojnë se masat që frenojnë  imigracionin do të dëmtojnë ekonominë dhe do ta bëjë më të ndjeshme mungesën e punëtorëve të huaj me kualifikim të lartë. (za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZËRI I AMERIKËS - ZVICRA KUFIZON EMIGRACIONIN NGA VENDET E BE-së (02.10.2014)
BRUKSELIT NUK I PËLQEN REZULTATI I VOTËS ZVICERANE - MARRËVESHJA PËR QARKULLIMIN E LIRË NUK RINEGOCIOHET (02.09.2014)
VOTA E SOTME SHËNON KTHESË NË POLITIKËN ZVICERANE EMIGRACIONIT (02.09.2014)
POPULLI ZVICERAN VOTON PËR KUFIZIMIN E EMIGRACIONIT - 50,3% 'PO', 49,7% 'JO' (Updated) (02.09.2014)
LOJËRAT OLIMPIKE - DARIO COLOGNA I DHURON ZVICRËS MEDALJEN E PARË TË ARTË (02.09.2014)
SHBA - UBS KËRKON IMUNITET, THUHET SE ËSHTË PËRFSHIRË NË SKANDALIN E MANIPULIMIT TË TAKSAVE TË SHKËMBIMIT (02.09.2014)
ERËRA ME SHPEJTËSI MBI 140 KILOMETËR NË ORË NË ZVICËR (02.07.2014)
DYSHIME TË REJA NDAJ SCHNEIDER-AMMANN PËR EVAZION FISKAL (02.05.2014)
SKANDALI I SECO ZGJEROHETNdërmarrja informatike në qendër të rastit të korrupsionit kishte raporte edhe me gjashtë kantone dhe nja shtatëdhjetë komuna. Hetimi prek edhe të tjera shërbime (02.03.2014)
MICHELINE CALMY-REY - 'DUHET TË ADEROJMË NË BASHKIMIN EVROPIAN'Ish këshilltarja federale e këshillon Zvicrën të fillojë bisedimet për të hyrë në Bashkimin Evropian. Sipas socialistes, është momenti i duhur (02.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]