ZVICËR - BLLOKOHEN 152 KILOGRAMË MARIHUANË NË AUTOBUSËT NGA KOSOVA, TË FSHEHUR NË SEDILJE
E Martë, 04.15.2014, 09:43am (GMT+1)
KIASO- Jo më pak se 150 kg marihuanë u sekuestruan në autobusë, i pari në Kiaso dhe i dyti në kantonin e Lucernës, në Zvicër. Droga ishte fshehur në sediljen të autobusëve.
Lidhur me këtë kontrabandë me drogë, policia zvicerane ka arrestuar sot tre persona. Ndërkohë ka dhe një urdhër tjetër për arrestimin e organizatorëve të kontrabandës. Po ashtu është lëshuar sot nga ministria Publike e Tiçinos.
Në dy autobusë nga Kosova, policia ka zbuluar me 152 kg marijuanë në janarin e këtij viti me një vlerë parash prej 1.9 milionë frangash. bw
www.voal-online.ch
|