VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Doris Leuthard: "Jemi kombi më konkurencial në botë"

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 04:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Doris Leuthard: "Jemi kombi më konkurencial në botë"
E Shtunë, 01.02.2010, 01:02pm (GMT+1)

 

Doris Leuthard presidente e Konfederatës. Pak minuta para mesnatës së 31 dhjetorit, Merz ia ka kaluar detyrën koleges së Qeverisë

 

Voal-online -Doris Leuthard (Doris Lojtard) prej dje është presidentja e re e Konfederatës. Këshilltarja Federale është pritur në Herisau, nga presidenti në largim Hans-Rudolf Merz. Të dy juristët kanë marrë pjesë në «Silvesterklausen», takimin tradicional të përshëndetjes së Vitit të Ri. Kalimi i detyrës midis dy këshilltarëve federalë ka ndodhur pa minuta para mesnatës të së enjtes. Doris Leuthard është gruaja e tretë që merr presidencën e Konfederatës.

Zvicra duhet ta përcaktojë pozicionin e saj

Në fjalimin tradicional të fillimit të vitit presidentja e Konfederatës Doris Leuthard i ka ftuar Zviceranët të kenë përgjegjësi dhe përkrahje të ndërsjellët. Duke i bashkuar forcat Konfederata do të dijë ta forcojë pozicioin e saj.

 

"Bota ndodhet në një fazë zhvillimesh të mëdha. Në katër këndet e tokës ka Shtet që luftojnë për ta ndërtuar autoritetin e tyre, për ta imponuar ndikimin e tyre dhe për t'u vënë në zotërim të burimeve," ka thënë këshilltarja federale në ligjëratën radiotelevizive të Kryevitit. "Edhe Zvicra duhet ta përcaktojë pozicionin e saj dhe rolin e saj, për veten dhe ndaj të tjerëve."

Zvicra duhet të pozicionet "si Vend i prirur nga dëshira e pajtimit dhe drejtësisë, për të cilin demokracia nuk do të thotë vetëm fitoren e shumicës, por edhe respekt për pakicën dhe bashkëjetesë të përditshme të atyre që një herë kanë fituar e atyre që një herë kanë humbur".

 


"Kam besim"

Presidentja e Konfederatës është shprehur e vetëdijshme se viti i ri nuk do të jetë i lehtë për askënd: ka pohuar se mendon në mënyrë të veçantë për të papunët, për të rinjtë që nuk kanë një vend ku të zënë profesion, për të sëmurët dhe për pleqtë. "E megjithatë kam besim", ka deklaruar Leuthard sipas së cilës "një alternativë është gjithnjë e mundshme. Nganjëherë duhet guxim dhe forcë e shpirtit."


Për Shefen e Departementit Federal të Ekonomisë "mund të kemi besim tek shoqëria jonë, ashtu si ndaj ekonomisë sonë të fortë dhe ndaj një politike financiare të shëndoshë. Jemi kombi më konkurues në botë."

 


"Nuk ka përgjigje të lehta"

Doris Leuthard ka nënvizuar se secili ka një pjesë të përgjegjësisë për të ardhmen e vet dhe për të ardhmen e Vendit. "Nuk ka përgjigje të menjëhershme dhe të lehta për çdo problem, as nga ana e Këshillit Federal." Reformat kanë nevojë për kojë "me qëllim që të bëhen realitet na duhet të priremi t'i shikojmë gjërat me shpirt kritik".

 

Midis sfidave për t'u përballur, Leuthard ka përmendur krijimin e vendeve të reja të punës në teknologjitë e së ardhmes, kontrollin e shpenzimeve të shëndetit, si dhe zgjidhjen e problemeve të lidhura me politikën e sigurisë, të energjisë dhe të mjedisit. (http://info.rsi.ch)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Një qeveri në ecje, kompakte dhe e disiplinuar (01.01.2010)
Ueli Maurer kundër skanerave truporë (12.31.2009)
Operacioni sekret i Cristoph Blocher-it (12.28.2009)
Sekreti bankar duhet mbrojtur (12.22.2009)
Eveline Widmer-Schlumpf: "Zgjerim dialogu me myslimanët" (12.22.2009)
Rasti HSBC, Parisi do t'ia transmetojë listën Bernës (12.21.2009)
Rasti HSBC, "lista është e pasaktë" (12.21.2009)
Azili - Widmer-Schlumf kundër kontingjenteve (12.20.2009)
Francë: Senati ndërron mendje (12.19.2009)
"Sjellje e çuditëshme e Francës" (12.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]