VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Azili - Widmer-Schlumf kundër kontingjenteve

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 11:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Azili - Widmer-Schlumf kundër kontingjenteve

E Djelë, 12.20.2009, 11:09am (GMT+1)


Për shefen e Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë kostot e kërkesave të reja për azil janë tepër të larta

Voal-online Sipas shtypit zviceran, Eveline Widmer-Schlumpf, sikur referon "Der Bund" «Tages-Anzeiger», Ã«shtë kundër rifutjeve në Zvicër të kontingjenteve që kanë të bëjnë me politikën e azilit. Ky pozicion që është kontradiktor, të paktën pjesërisht, me deklaratat e bëra në fillim të vitit nga ministrja e drejtësisë dhe policisë, e cila ka pohuar se mund të ekzistojnë mundësitë për sa i përket praktikave që janë ushtruar pas mbarimit të  luftës (është fjala për Luftën e Dytë Botërore shënim i Voal-online.ch) dhe që janë arkivuar vetëm në fund të viteve `90.


Këshilltarja federale e justifikon ndryshimin e kursit me rritjen e numurit të kërkesave për azil, në raport me situatën në tregun e punës si dhe me kostot tepër të larta që kërkon integracioni.

Në të shkuarën, Zvicera ka pritur kontingjente të shumta refugjatësh siç janë përshembull: hungarezët (në 1956), çekosllovakët (në 1968), kilienët (në 1973) dhe pastaj vietnamezët dhe polakët (në 1980). Është mikpritur po ashtu një grup refugjatësh tibetianë.

Kontingjentet e fundit të autorizuara në bashkëpunim me Komisariatin e Lartë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR) kanë qënë ato të ish-Jugosllavisë: midis viteve 1991 dhe 1995, ku 500 persona kanë përfituar nga një masë e tillë. Në vitin 1999, Zvicera spontanisht ka mirëpritur 2500 refugjatë, të cilët i kishin ikur luftës, por pa ndërmarrë zyrtarisht kufizime.


Prej atëherë, Organizata zvicerane në ndihmë të refugjatëve (OSAR), kantone të ndryshme dhe vetë UNHCR, (Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara) kanë kërkuar më kot një kthim të politikës së kontingjenteve.


http://info.rsi.ch/home/channels/informazione/svizzera/2009/12/19/rifugiati.html

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Francë: Senati ndërron mendje (12.19.2009)
"Sjellje e çuditëshme e Francës" (12.18.2009)
Zëri i Amerikës: Sfidohet ligji kundër minareve në Gjykatën e Strasburgut (12.18.2009)
Supergjobë për Kredit Suis (12.17.2009)
Në Zvicër një ish i dënuar i Guantanamos (12.17.2009)
Tatimet, Merc dëshiron ta ndërpresë procesin me Francën (12.16.2009)
Gjeologu në gjyq për shkak se shkaktoi tërmet (12.15.2009)
Xhozef Dais kandidat për kryetar të Asamblesë së Përgjithshme të OKB (12.15.2009)
Orari i ri i trenave nuk ka shkaktuar asnjë shqetësim (12.14.2009)
Jepen Swiss Sport Awards (12.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]