E Enjte, 10.17.2019, 09:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
HEROLINDA AVDYLI-REXHEPI: ZËRI YNË TË DËGJOHET NË PARLAMENTIN E ZVICRËS

E Djelë, 03.29.2015, 10:56am (GMT+1)


INTERVISTË EKSKLUZIVE ME KANDIDATEN E CVP NGA SOLOTHURNI PËR DEPUTETE NË PARLAMENTIN NACIONAL TË ZVICRËS, ZNJ.HEROLINDA AVDYLI-REXHEPI

«Gjithmonë do të kërkoj që të jemi pranë njerëzve në nevojë, sidomos pranë atyre që ndihma jonë do të jetë më se e nevojshme, si dhe do të qëndroj pranë elektoratit, do t’i dëgjoj kërkesat e tyre, në mënyrë që në të ardhmen të jem një zë i fuqishëm në Parlamentin e Zvicrës», na tha ndër të tjera znj. Herolinda Avdyli-Rexhepi.

Intervista dhe foto Dashnim HEBIBI

Po e fillojmë intervistën me pyetjen kush ju ka propozuar që të merreni me politikë? 

Jam e propozuar nga Dega e LDK-së në Zvicër dhe e kandiduar nga CVP-ja.

10898250_756794657737350_6689634584623951043_n

Po pse nga Dega e LDK-së?

Sepse prindërit e mi janë veprimtarë të këtij subjekti dhe unë jam rritur me LDK-në dhe fjalët e presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Aty i kam prindërit dhe shumë familjarë e miq nga të gjitha trevat shqiptare.

Herolinda po përkrahet edhe nga LDK-ja, dega e saj  në Zvicër dhe shumë veprimtarë të tjerë në ZvicërHerolinda po përkrahet edhe nga LDK-ja, dega e saj në Zvicër dhe shumë veprimtarë të tjerë në Zvicër (dh)

Jeni edhe nga jeta e përditshme si guximtare?

Si zakonisht, edhe femra në shumë raste duhet të tregohet e guximshme, por edhe e fortë, meqë jemi në përpjekje që të jemi aty ku duhet dhe ku e kërkon nevoja së bashku me meshkujt.

Keni ushtruar edhe për boks? 

Ka qenë një kohë e shkurtër, por dua të jem modeste se edhe grushtat i kam provuar. Por, me kalimin e kohës e kam parë se ky sport nuk më shkon dhe kam hequr dorë.

Herolinda, po Ju drejtohem me emër, duke e kuptuar modestinë tuaj. Si u bë që të filloni të merreni me politikë në Zvicër? 

Të ju them të drejtën, në politikë jam e inspiruar nga babai im, i cili me vite të tëra nuk ka pushuar kurrë, e edhe sot është aktiv.

Duke i njohur prindërit tuaj që kanë qenë dhe janë veprimtarë të dëshmuar për të mirën e Atdheut prej vitesh, a është edhe kjo një ndihmë e madhe që ka bërë që të kontribuoni edhe Ju në jetën politike, por te ju është më ndryshe, meqë jeni pjesë e një partie zvicerane? 

Ka ardhur koha që gjenerata jonë që ka lindur dhe është rritur në Zvicër të jetë pjesë e politikës. Meqë tani janë pjekur kushtet. Jam e inspiruar nga babai, por gjithashtu se kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për mua në rrugëtimin tim në politikën zvicerane.

Herolinda  e shoqërur nga veprimtarë të LDK-së nga Kosova dhe Zvicra, në Parlamentin e Zvicrës, gjatë një takimi me presidentin e CVP, z. Christophe DarbellayHerolinda e shoqërur nga veprimtarë të LDK-së nga Kosova dhe Zvicra, në Parlamentin e Zvicrës, gjatë një takimi me presidentin e CVP, z. Christophe Darbellay (dh)

Nga kush e morët përkrahjen më të madhe? 

Përkrahjen më të madhe e kam nga babai, por edhe nga Dega e LDK-së në Zvicër, nga Kryesia e saj, e në veçanti nga kryetari Haki Latifi, të cilin dua ta falënderoj shumë për përkrahjen.

Pse e zgjodhët partinë CVP? 

CVP-ja është parti e cila ka vlera të mirëfillta, është parti e djathtë, parti që kryesisht mbështetet në familje dhe në vlerat e saj në shoqëri.

Cila është motoja e juaj kryesore, ose «arma» që do ta përdorni për fushatën tuaj për zgjedhjet nacionale të tetorit? 

Moto imja do të jetë familja, prosperimi i saj, arsimi dhe integrimi i të gjitha komuniteteve në shoqërinë zvicerane.

Suksese i uroi edhe presidenti i CVP-së, z. Christophe DarbellaySuksese i uroi edhe presidenti i CVP-së, z. Christophe Darbellay (dh)

Nëse do të zgjidhesh deputete, cila do të ishte kërkesa juaj e parë që do ta kërkonit nga partia juaj kuptohet dhe më pastaj edhe nga institucionet më të larta të shtetit zviceran? 

Do të kem përkrahje nga komuniteti shqiptar, duke shpresuar edhe nga vendësit dhe të gjitha komunitetet të tjera. Gjithmonë do të kërkoj që të jemi pranë njerëzve në nevojë, sidomos pranë atyre që ndihma jonë do të jetë më se e nevojshme, si dhe do të qëndroj pranë elektoratit, do t’i dëgjoj kërkesat e tyre, në mënyrë që në të ardhmen të jem një zë i fuqishëm në Parlamentin e Zvicrës.

Foto kujtimi në Parlamentin e Zvicrës, me presidentin e CVP dhe delegacionin e LDK-së nga Kosova e ZvicraFoto kujtimi në Parlamentin e Zvicrës, me presidentin e CVP dhe delegacionin e LDK-së nga Kosova e Zvicra (dh)

Sigurisht se e keni filluar edhe fushatën? 

Të jua them të drejtën gati se po, kemi filluat të merremi me ekipin, i cili do të jetë në terren. Duhet ta ndërtojmë një projekt, në të cilin do ta kyçim një potencial të madh intelektualësh, që së bashku me ne do ta organizojë fushatën.

Pse do të duhej që të votojnë votuesit shqiptarë, por edhe komunitetet tjera që jetojnë në Solothurn? 

Ka ardhur koha që zëri ynë të dëgjohet aty ku duhet, në rastin konkret në Parlamentin e Zvicrës. Unë, nëse zgjidhem, do të jem një zë i fuqishëm i të gjithë njerëzve, pa marrë parasysh nëse janë ata vendësit, apo komunitetet tjera. Ka ardhur koha që të gjitha komunitetet të jenë pjesë përbërëse e të menduarit dhe të vepruarit politik.

Para disa ditësh keni pasur takim edhe me presidentin e CVP, z. Christophe Darbellay. A mund të na thoni se cila ishte tema e këtij takimi?

Ishte një takim shumë miqësor ndërmjet delegacionit të CVP-së dhe delegacionit të LDK-së, nga Kosova. U ndjeva shumë mirë që ne u pritëm në nivelin më të lartë të CVP-së. Për mua ishte një takim shumë i veçantë, meqë pata rast që fushatën time për në Parlamentin helvetik ta fillojë pikërisht nga Bundeshaus, që për mua është shtëpi e Zotit dhe e popullit.

Pra, sipas jush, CVP dhe LDK e kanë një koncept të përbashkët. Dhe gjatë atij takimi, ku ishit edhe Ju, ishte edhe një delegacion i lartë nga LDK-ja, i drejtuar nga z. Ismet Beqiri? 

Po, kisha kënaqësi që isha pjesë e atij takimi të lartë. Dihet se CVP e LDK kanë koncept të përbashkët, janë parti të djathta të qendrës, pikëtakojnë së bashku në Parlamentin Evropian, aty ku edhe janë të regjistruara dhe të pranuara në gjirin e PPE (Partive Popullore Evropiane).

A është edhe kjo një ndihmesë e mirë e mundshme, duke e ditur se njiheni edhe nga LDK-ja dhe keni miqësi të mirë edhe me zonjushën Teuta Rugova, e kam fjalën që të ju ndihmojë për fushatë, kur dihet se në Zvicër, e konkretisht në Solothurn ka shumë mërgimtarë? 

Unë e familja ime gjithmonë kemi pasur një respekt e konsideratë të veçantë për presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Takimi me Teuta Rugovën ishte disi i veçantë, besoj shumë se emri dhe kontributi i saj për Kosovën, por edhe për mua, do të jetë i mirëseardhur.

Herolinda është modeste dhe shpesh e viziton edhe KosovënHerolinda është modeste dhe shpesh e viziton edhe Kosovën (dh)

Keni përfunduar shkollën e lartë për pedagoge, e konkretisht drejtimin për persona që janë me aftësi të kufizuara. Tani jeni ende në këtë profesion? 

Po, pikërisht pra unë jetoj e frymoj me hallet e problemet e njerëzve, kontaktoj me ta, ndihem krenare t’u ndihmoj atyre në zgjidhjen e problemeve të tyre, e në veçanti atyre me nevoja të veçanta.

Keni qenë gjithashtu aktive edhe në projekte të ndryshme humanitare në Kosovë, e njiheni se jeni shumë bamirëse. Sigurisht se nëse do të jeni deputete e Parlamentit të Zvicrës, do të jepni kontribut edhe më të madh për t’i ndihmuar njerëzit e varfër, kudo që ndodhen ata? 

Po, me rastin e festave të fundvitit kam qëndruar në Kosovë. E kam pasur një projekt që e kam realizuar me ndihmën e miqve të mi zviceranë, por edhe shqiptarë. Më duhet me këtë rast t’i falënderoj nga zemra për ndihmën e dhënë. Ne gjithmonë duhet të jemi të gatshëm t’ u ndihmojmë të gjithë atyre që kanë nevojë, e sidomos atyre me probleme shëndetësore.

Si ju kanë pritur politikanët e CVP-së në Solothurn? 

Jashtëzakonisht mirë. Ka qenë një pritje miqësore, me çka dua t’i falënderoj nga zemra, duke filluar nga kryetari Derbellay dhe sekretarja gjenerale, si dhe gjithë të tjerët.

Herolindës suksese i uroi edhe deputetetja e Parlamentit të Kosovës, njëherësh vajza e presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, znj. Teuta RugovaHerolindës suksese i uroi edhe deputetetja e Parlamentit të Kosovës, njëherësh vajza e presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, znj. Teuta Rugova (dh)

Njiheni me kryetarin e Delemontit, z.Pierre Kohler, i cili e ka vizituar Kosovën para ca ditëve dhe do të japë kontribut profesional në zyrën e kryeministrit Mustafa? 

Kryetarin e Delemontit nuk e njoh personalisht, por kam dëgjuar dhe lexuar nëpërmjet shtypit. Më ka bërë përshtypje gatishmëria e tij për ta ndihmuar Kosovën. Mendoj se në një të ardhme të afërt do të kërkoj që të takohemi, meqë e kam një respekt e konsideratë të veçantë për punën dhe aktivitetin e tij.

Nëse nuk do të jetë fati në anën tuaj, dhe nuk do të zgjidheni deputete, do të vazhdoni të merreni me politikë? 

Unë për nga mosha jam akoma e re, besoj se nuk ka rëndësi nëse do të fitoj apo jo, mendoj që në të ardhmen në kuadër të CVP-së të jem pjesë aktive e saj.

Çka e bezdis më së shumti Herolindën? 

I marr gjërat shtruar, përpiqem që të mos jemi e bezdisur, por gënjeshtra e mashtrimi më bezdisin më së shumti.

E vizitoni shpesh Kosovën? 

Po e kam vizituar e do ta vizitoj edhe në të ardhmen.

Sipas jush, çka do të duhej të ndryshojë në Kosovë, edhe atë sa më shpejt? 

Mendoj se kultura në të gjykuar drejt, lufta kundër korrupsionit dhe perspektiva për një mirëqenie më të mirë për tërë qytetarët e saj.

10300264_10204202218235350_8205790060818152917_n

Herolinda, shpresoj se përsëri do të kemi mundësi të bashkëbisedojmë, meqë kemi edhe disa muaj deri te zgjedhjet, megjithatë ju uroj fushatë të mbarë dhe gjitha të mirat.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RIFILLOJNË BISEDIMET PËR DEPOZITAT GREKE NË BANKAT ZVICERANE (03.28.2015)
XHAKA SHËNON SUPERGOL, SHAQIRI SHKËLQEN, BEHRAMI LUFTARAK, ZVICRA FITON BINDSHËM (03.28.2015)
EMRAT SHQIPTARË NË POLITIKËN ZVICERANEHerolinda Rexhepi ia mësyn Parlamentit të Zvicrës me CVP-në (03.26.2015)
Zhurnal, BLERIM BUNJAKU - NUK DO TË LEJOJ TË KEQPËRDORET EMRI 'SHQIPTAR' NË ZVICËRBunjaku - Ka ardhur koha që ne shqiptarët e Zvicrës t'i japim fund veprimtarisë me lopatë dhe të merremi me politikë (03.26.2015)
SHOQATA E STUDENTËVE SHQIPTARË NË UNIVERSITETIN E SENT GALENIT AKADEMI PËR FAN NOLIN (03.23.2015)
GJASHTË SHQIPTARË ME KOMBËTAREN ZVICERANE NË NDESHJET KUNDËR ESTONISË DHE SHBA (03.20.2015)
ËSHTË NDARË NGA JETA AKTORI ZVICERAN BUDDY ELIAS - KUSHËRI I ANNA FRANKUT (03.20.2015)
EKLIPSI ZVICERAN I DIELLIT FILLON TË SHFAQET NË TIÇINO (03.20.2015)
KOMBËTARJA E KOSOVËS NUK LEJOHET MË TË ORGANIZOJË NDESHJE NË TERRITORIN ZVICERAN (03.19.2015)
(UPDATED)KRYEPARLAMENTARI ILIR META PËRFUNDOI VIZITËN ZYRTARE NË ZVICËR (03.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lart]