VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - (UPDATED)KRYEPARLAMENTARI ILIR META PËRFUNDOI VIZITËN ZYRTARE NË ZVICËR

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 11:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
(UPDATED)KRYEPARLAMENTARI ILIR META PËRFUNDOI VIZITËN ZYRTARE NË ZVICËR
E Enjte, 03.19.2015, 09:17am (GMT+1)



Voal - BERNË - Më 17 dhe 18 mars me ftesë të Presidentit të Këshillit kombëtar Stéphane Rossini (PS/VS) u prit në një vizitë zyrtare në Zvicër Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili shoqërohej nga disa anëtarë të Parlamentit të Shqipërisë.

Kështu kthehet vizita e prillit 2013 në Shqipëri bërë nga presidentja e Këshillit Nacional të atëhershme Maya Graf e cila shoqërohej asokohe nga një delegacion i Këshillit Nacional.

Gjatë vizitës në Zvicër delegacioni shqiptar pati takime të ndryshme, si me presidentin e Këshillit Nacional Stéphane Rossini, me presidentin e Këshillit të Shtetit Claude Hêche dhe Sekretarin e Shtetit në Departamentin e Punëve të Jashtme Yves Rossier.

Marrëdhëniet diplomatike midis Zvicrës dhe Shqipërisë kanë filluar në vitin 1970. Relacionet bilaterale midis dy vendeve janë të mira dhe karakterizohen në rradhë të parë nga projekte bashkëpunimi për zhvillim.

Nga zyra e shtypit e Parlamentit të Shqipërisë kemi këto informacione rreth vizitës të Kryeparlamentarit:

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u prit në Bernë nga Presidenti i Parlamentit të Zvicrës, z. Stephane Rossini

meta-rossini-v









Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Zvicër, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit në Bernë nga Presidenti i Këshillit Kombëtar të Parlamentit të Zvicrës z. Stephane Rossini.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta e falënderoi kolegun zviceran Presidentin Stephane Rossini për ftesën dhe për pritjen e ngrohtë që i është rezervuar delegacionit parlamentar shqiptar duke ndarë bindjen e përbashkët se Shqipëria dhe Zvicra gëzojnë një lidhje të ngushtë miqësie mes tyre, e cila duhet konsoliduar me tej përmes thellimit të bashkëpunimit mes dy parlamenteve.

Në këtë kuadër z. Meta u shpreh se Zvicra përfaqëson një partner shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe marrëdhëniet ndërparlamentare në të gjitha nivelet do të kontribuojnë në rritjen e cilësisë së këtij bashkëpunimi. Në këtë drejtim z. Meta shprehu vullnetin e palës shqiptare për të mirëpritur edhe më tepër investime zvicerane, veçanërisht në kuadër të projektit TAP dhe gazifikimit të Shqipërisë, por edhe në fusha të tjera prioritare si bujqësia, energjia dhe turizmi.

Z. Meta vlerësoi mbështetjen e gjithanshme zvicerane në vendin tonë, duke nënvizuar se Shqipëria ka shumë ç'të mësojë e ç'të përfitojë prej ekspertizës dhe asistencës zvicerane, veçanërisht në këto momente zhvillimi ekonomik e social të vendit e të rajonit tone. Duke vlerësuar asistencën e Zvicrës në realizimin e reformës administrative-territoriale, Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se Shqipëria mund të përfitojë shumë nga modeli i suksesshëm zviceran i efikasitetit të pushtetit lokal, i cili i shërben më mirë nevojave dhe prioriteteve të komunitetit ku jetojnë qytetarët.

Presidenti i Këshillit Kombëtar, z. Stephane Rossini theksoi se komuniteti domethënës shqiptar në Zvicër i lidh edhe me fort dy vendet duke hapur mundësi të mëdha shkëmbimesh njerëzore dhe komerciale mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Në këtë drejtim z. Rossini rikonfirmoi vullnetin e palës zvicerane për ta rritur edhe më tej bashkëpunimin shumëplanësh me Shqipërinë.

Në përfundim, z. Meta e ftoi z. Rossini për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi. Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, Kryetari i Kuvendit shoqërohet prej deputetit z. Fatmir Toçi, Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Zvicër, z. Fatmir Xhafaj, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Albana Shtylla Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, z. Ilir Gjoni.

meta-rossini1-v

.










Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta pati një pritje të veçantë nga Kryetari i Bashkisë së Bernës z. Alexandër Tschappat

  fullsizerender-2 - copy v











www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË WINTERTHUR TË ZVICRËS JAHJAGA TAKOI BIZNESMENËT SHQIPTARË - IU FOLI PËR FUTBOLLISTËTJahjaga i ftoi shqiptarët e Zvicrës që të investojnë në Kosovë (03.18.2015)
PRESIDENTJA SOMMARUGA - ZVICRA ËSHTË SHUMË E PËRKUSHTUAR PËR STABILITETIN, SHTETIN E SË DREJTËS, EKONOMINË E TREGUT NË KOSOVËPresidentja e Konfederatës Sommaruga priti sot presidenten e Republikës së Kosovës Jahjaga (03.16.2015)
(UPDATED) PRESIDENTJA E ZVICRËS SIMONETTA SOMMARUGA DHE PRESIDENTJA E KOSOVËS ATIFETE JAHJAGA BISEDUAN PËR SHTIMIN E INVESTIMEVE ZVICERANE DHE PËR GJENDJEN NË KOSOVË (03.16.2015)
BLERIM BUNJAKU IU BËN THIRRJE SHQIPTARËVE - VOTONI, VOTA JUAJ VLEN3700 qytetarë të komunitetit shqiptar në Winterthur kanë të drejtë vote (03.16.2015)
ZYRIHU DHE GJENEVA NDËR QYTETET MË TË SHTRENJTA NË BOTË (03.15.2015)
'DIE BACHELORETTE' I BËN OFERTË EDHE DORINA PODRIMJES (03.14.2015)
TURIZMI ZVICERAN KA PËRPARËSI VETËM CILËSINË (03.14.2015)
VIZITË ZYRTARE E PRESIDENTES SË KOSOVËS NË BERNË (03.13.2015)
KUSH JETON NË WINTERTHUR TË VOTOJË PËR BLERIM BUNJAKUN, KANDIDAT NË PARLAMENTIN E KANTONIT TË ZYRIHUT (03.11.2015)
ABONEMENTET AKTUALE NUK DO TË PËRDOREN MË - DO TË ZËVENDËSOHEN ME 'SWISS PASS' (03.10.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]