VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHOQATA E KRIJUESVE SHQIPTARË NË ZVICËR - ME KRYESI TË REKuvendi zgjodhi edhe kryesinë e re prej 7 anëtarësh, kryetar u zgjodh poeti Shaip Beqiri

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 02:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
SHOQATA E KRIJUESVE SHQIPTARË NË ZVICËR - ME KRYESI TË RE
Kuvendi zgjodhi edhe kryesinë e re prej 7 anëtarësh, kryetar u zgjodh poeti Shaip Beqiri

E Hënë, 05.11.2015, 04:06pm (GMT+1)




Të dielën në Avenches u mbajt kuvendi i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës. Temë qendrore e punimeve ishte zgjedhja e kryesisë së re të këtij organizmi pastaj "leksikoni i krijuesve shqiptarë në Zvicër" si dhe tema të tjera organizative që për qëllim kanë avancimin sa më të mirë shoqatës, dhe punës në fushën e kulturës që bën ajo.

Në fillim u zhvillua një debat i gjerë e konstruktiv lidhur me projektin e "Leksikonit" të SHKSHZ-së, tashmë të bërë publik. Mjaft autorë shfaqën një numër të konsiderueshëm vërejtjesh me punën e kryesisë së deritashme dhe zhvillimin e shoqatës në përgjithësi, si dhe lidhur me mënyrën e konceptimit të projektit "leksikon", pastaj me format se si është vendosur të krijohet një libër i tillë etj.

E dhëna se konceptuesit e këtij lloj "leksikoni", kanë qenë një pjesë e ngushtë e kryesisë së kaluar, e posaçërisht mosprezantimi i asnjë lloj koncepti për hartimin e projektit në fjalë, mungesa e shpjegimeve dhe praktikave të njohura për këta lloj librash, moskrijimi i një këshilli botues i cili do të përcaktonte kriteret mbi ç'bazë do të punohej, dhe posaçërisht ngatërrimi mes asaj çfarë quhet leksikon e çfarë antologji, nga ana e njerëzve që ishin marrë me atë që ata e kishin emërtuar "Leksikon të Krijuesve Shqiptarë në Zvicër", ngjalli një reaksion të shkrimtarëve e artistëve si Shaip Beqiri, Skënder Buçpapaj, Elida Buçpapaj, Sabit Gecaj, Bujar Salihu, Fehmi Berisha, Adem Dërmaku e ndonjë tjetër.

Ata kërkuan që të formohet një këshill botues lidhur me projektin e "Leksikonit" dhe projektet e tjera që planifikohen në të ardhmen.

Ndër të tjera u tha që si praktikë, së pari duhet të studiohet mirë çdo projekt, të vendosen kriteret profesionale, dhe të hartohet strategjia e punës për çdo projekt.

Kuvendi zgjodhi edhe kryesinë e re prej 7 anëtarësh, kryetar u zgjodh poeti Shaip Beqiri. albinfo

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ËSHTË ARI EMBLEMA E VËRTETË E ZVICRËSNë Zvicër gjenden katër rafineritë më të rëndësishme të arit në botë (05.08.2015)
SOMARUGA NË VJENË KËRKON NDIHMË PËR DIALOGUN POLITIK ME BASHKIMIN EVROPIANPresidentja zvicerane - Duam të jemi pjesë e sistemit evropian të shpërndarjes së azilkërkuesve (05.07.2015)
SHQIPTARI QË E HUMBI JETËN NË PUNË NË ZVICËR ËSHTË BESLIM SYLA NGA BERJAHA E GJAKOVËS (05.05.2015)
PRANË GJYKATËS PENALE FEDERALE TË ZVICRËS TË KETË EDHE NJË GJYKATË APELI (05.05.2015)
BIE NIVELI I ALARMIT, POR NUK BIE NIVELI I LUMENJVE ZVICERANË (05.05.2015)
CVP - ZVICRA TË MARRË PJESË NË OPERACIONIN E SHPËTIMIT TË EMIGRANTËVE NË MESDHÉ (05.04.2015)
XHERDAN SHAQIRI NË REKLAMEN E RE TË VOLKSWAGENIT (05.04.2015)
ATP - FEDERER FITON TURNEUN E STAMBOLLIT (05.03.2015)
LIDHJET HEKURUDHORE MES ROMANDISË DHE ZVICRËS GJERMANE - GJITHNJË E MË TË VËSHTIRA (05.03.2015)
PLEQTË NË TIMON SHKAKTOJNË MË SË SHUMTI AKSIDENTE NË ZVICËR (05.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]