ARRIN NË 7 MILIARDË NUMRI I POPULLSISË BOTËRORE
E Hënë, 10.31.2011, 10:30am (GMT+1)
Në foto: Miss 7 miliardë, Danika Mej Kamaço
31.10.2011
Shtetet në mbarë botën po shënojnë gjatë ditës arritjen e numrit të popullsisë në 7 miliardë me ceremoni kushtuar foshnjeve.
Kombet e Bashkuara thonë se bazuar në vlerësimet më të mira, popullsia botërore do të jetë diku 7 miliardë më 31 tetor, por theksuan se nuk do ta veçojnë ndonjë foshnjë të caktuar si 7 miliardë të lindurën.
Filipinet u bënë shteti i pari që mirëpriti një foshnjë të lindur si e 7 miliardëta-një vajzë e vogël që mori emrin Danika Mej Kamaço dhe e cila u lind vetëm dy minuta para mesnatës të dielën në Manila.
(http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch
|