Voal-online 9 PRILL - *François Mitterand për Zonjën e Hekurt: "Margaret
Thatcher ka sytë e Kaligulës dhe gojën e Marilyn Monroe".
*Ronald Reagan për Margaret Thatcher: "Ajo është njeriu më i mirë i
Anglisë."
*President Gorbachev për Margaret Thatcher: "Ajo është një Zonjë e Hekurt".
*"Margaret Thatcher është gruaja më e shquar Angleze e kohës sonë." Charles
Moorem bibiograf i saj.
*" Ajo është luaneshë e rrethuar prej minjve", John Biffen, konservator në
Dhomën e Lordëve.
"Margaret Thatcher më jepte mua dhimbje koke", Helmut Kohl.
*" Për ne nuk ishte Zonja e hekurt. Për ne ishte e mira dhe e dashura Zonja
Thatcher", Alexander Dubçek.
*"Isha dakord me të apo nuk isha dakord me të, ajo ishte një lidere e
shquar", Tony Blair u thotë studentëve në Lafayette College.
* "Ajo është Burri i Hekurt", Yasser Arafat.
* "Atila the Hen", Sir Clement Freud, 1974, anëtar i Parlamentit Britanik, nipi i Sigmund Freud
*"Në praninë e saj ti e harron menjëherë se ajo është grua." Zbigniew
Brzezinski.
*"Kur Zonja e Hekurt u bë garant për autenticitetin e Gorbaçovit, ajo i
hoqi atij një peshë suhmë të madhe që askush nuk mund ta bënte, jo se Ronald
regan nuk do të zhvillonte marrëdhëniet që zhvilloi, por mbështetja që i dha
ajo ndihmoi që t'ia lehtësonte këto marrëdhënie", Richard Norton Smith,
historian i presidentëv në George Mason University.
*"Ronnie dhe Margaret ishin shpirtra binjakë në politikë, të përkushtuar
tek liria dhe për t'i dhënë fund erës të komuniszmit." Nancy Reagan.
*"Kujtimet e Margaret Thatcher janë esenciale për të kuptuar kohën e saj.. ato
janë të kulluara, të sigurta dhe të domosdoshme",Henry Kissinger.
""Ajo po përpiqet të veshë pantallonat e Winston Churchill", Leonid
Brezhnev./ELIDA BUÇPAPAJ