E Enjte, 09.19.2019, 08:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA ZINEDINE ZIDANE (Zinedin Zidan, lindur më 23 qershor 1972)

E Premte, 07.04.2014, 10:49am (GMT+1)



Voal-online.ch - Muzika ishte e rëndësishme. Futbolli ishte muzikë e lehtë.

Kjo më ka frymëzuar shumë - ishte babai im ai që na mësoi ne se një emigrant duhet të punojë sa dyfishi i gjithë të tjerëve, dhe se ai nuk duhet të dorëzohet kurrë.

Jeta është plot me keqardhje, por nuk ia vlen të shikosh prapa.

E vetmja gjë e rëndësishme që kam për të thënë është se babai im kurrë nuk luftoi kundër vendit të tij.

E dua Madridin. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam tri vjet këtu dhe shpresoj të jem këtu një kohë të gjatë. Por unë jam krenar për prejardhjen dhe kurrë nuk i harroj njerëzit me të cilët u rrita.

Real Madrid është gjëja më e rëndësishme që më ndodhi mua, si futbollist dhe si njeri.

Unë isha me fat që erdha nga një zonë e vështirë. Kjo të mëson jo thjesht për futbollin, por edhe për jetën.

Babai im është algjerian, krenar për atë që është. Dhe unë jam krenar që babai im është algjerian.

Nganjëherë fjalët janë më të rënda se shqelmat.

Ne ishim një familje e cila kishte ardhur nga asgjëja dhe kishim respekt për francezët e çdo sëre.

Unë ndjeja nevojën të luaja pa pushim përditë, të luftoja rëndë në çdo ndeshje.

Unë mund të kem pasur shumë fat në jetën time, por prapë kam nevojë të përballem me sfida në ndeshjet.

Unë kam fituar shumë çmime dhe jam shumë i lumtur për ketë, por nuk jam lojtari më i mirë në botë.

Një qytet mesdhetar është vërtet kultura ime.

Para së githash unë jam nga La Castellane dhe nga Marseille.

Unë gjithmonë e kam parasysh se do të jem një shembull për lojtarët e rinj.

Nuk e di se a jemi ekipi më i mirë në botë. Unë jam i lumtur që luaj përkrah disave nga lojtarët më të mirë në botë. Është një ëndërr.

Unë nuk e pata kurrë mundësinë të luaj në Angli, prandaj di pak për të.

Nuk ka rëndësi sa herë fiton çmime, secili prej tyre është tejet special.

Mund të ketë sulme fizike, por nuk duhet t'iu përgjigjemi atyre.

Kujtimet e mia nga ngjarjet dhe lojërat janë të fragmentuara.

Natyrisht, moda e lartë është krejt e ndryshme nga bota e futbollit.

Dera nuk mund të jetë kurrë e mbyllur për një lojtar të mirë.

Kur tifozët e tu fishkëllejnë dhe çirren, atëherë ti ke një problem të madh.

Është hera e parë e ndoshta e fundit që më ndodhi. Ishte një ndjesi e veçantë, jo normale për mua.

Mendoj se Marseille është si Liverpooli, shumë drithëruese dhe e ashpër.

Kombëtarja angleze duhet respektuar gjithmonë. Ata luftojnë gjithmonë deri në fund.

Ka njerëz të ligj dhe nuk dua të flitet për ta.

Të jesh i njohur për një vend të tërë, është gjë e pabesueshme.

Pasioni im për lojën vjen nga vetë Marseja. Mjerisht nuk shkoj dot atje sa herë që më merr malli, sepse unë shkoj sa në një vend në tjetrin për të luajtur./ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA EDSON ARANTES DO NASCIMENTO - PELE (Edson Arantes do Nashimento - Pele, lindur më 23 tetor 1940) (06.30.2014)
AFORIZMA NGA FRANZ BECKENBAUER (Franc Bekenbauer, lindur më 11 shtator 1945) (06.25.2014)
AFORIZMA NGA DIEGO ARMANDO MARADONA (Lindur më 30 tetor 1960) (06.10.2014)
AFORIZMA NGA JOHAN CRUIJFF (Johan Krujf, 25 prill 1947) (06.05.2014)
AFORIZMA NGA TRUMAN CAPOTE (Truman Kapot, 1924-1984) (05.30.2014)
AFORIZMA NGA CHARLES BUKOWSKI (Çarls Bukovski, 1920-1994) (05.20.2014)
AFORIZMA NGA THOMAS AQUINAS (Tomas Akuini, 1225-1274) (03.13.2014)
AFORIZMA NGA POETESHA MAYA ANGELOU (Maja Enxhëlou, lindur më 4 Prill 1928 në St.Louis, Missuri, SHBA) (02.22.2014)
AFORIZMA TË FAMSHME PËR DASHURINË (02.14.2014)
AFORIZMA NGA STEFAN ZWEIG (Stefan Cvajg, 1881-1942) (10.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 

 
VOAL
[Shko lart]