KA RA BORË NË TROPOJË Nga RAMIZ LUSHAJ
E Mërkurë, 11.19.2014, 12:37pm (GMT+1)
I thinjur, po më merr malli të lodroj si fëmijë mbi borë, Si dikur, me kluca me i nxanë tricat me i trohë bukë. Po peni nyjelidhun i kësaj kohe më ndjek çdo orë, Vet vitet e jetës e hapat në rrugë më kanë fut në klucë...
Dua të rrëshqas me koritë druri mbi Alpe e hapësirave të globit, Mbi thinjat e mija çapërpik në letra e në orbitat e kohës. Pas çdo boheme drejt Tiranës, Johanesburgut e Nju Jorkut. T'i rikthehem engjëllor e mëkatar, i ri e i mplakur, Tropojës.
Dua të ngjitem mbi kullen time alpine me e çplue prej borës. Aty lotët e mallit deri në maje të oxhakut kallkin janë tuj ngri' O, më kanë mbetë vetëm kulla e fëmijëria në fijatje të kohës. Shpesh rikthehem i thinjur, me mirësi, si Babagjysh i Vitit të Ri.
Dua t'i mbathi rrathët e borës e të fluturoj mbi borën e dimrit alpin. Të luaj me topa bore në Tropojën hyjnore si dikur kur isha fëmi. T'ia shkrijë sa të muj ortiqet e politikës që i dalin para në udhëtim. Të gjuaj me topa akulli ata që vendlindjes m'i bahen zhingaxhi...
26 Nëntor 2013
RAMIZ LUSHAJ
|