VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BALADË PËR VAJZËN E VOGËL ME EMRIN LULE QË MBETI 5 VJEÇ

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 05:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
BALADË PËR VAJZËN E VOGËL ME EMRIN LULE QË MBETI 5 VJEÇ


E Mërkurë, 12.29.2010, 10:29am (GMT+1)




(Poemth i botuar në librin "Rapsodi e Golgotës së Tranzicionit", i kushtohet kujtimit të një vajze të vogël nga Kosova, trupi i të cilët u gjet në Danub midis viktimave të tjera shqiptare, ekzekutuar nga makineria kriminale e Milosheviçit)


Trupi i vajzës së vogël

me fytyrë të tejpashme si uji

drithërohet prej frikës

nëpër ujërat e ftohta

të Danubit

Frika që ia ka copëtuar zemrën

deri në çastin e fundit

dhe nuk e ka lënë

kurmthin e njomë

që të humbasë

shtjellat.

 

Sa u mundua

vajza e vogël

që të mbetej një trumbë

kockash të imta

prej yjesh

në token e panjohur

që mos t'ia merrte uji i mallkuar

nëpër rrjedhën e ankthit

që e çonte aq larg shtëpisë

 

Vajza e vogël

me trupthin e zvogëluar

prej frikës

nga nata që e rrëmbeu

prej shtëpie

duke ia grisur dhe shqyer lodrat

prej të cilave ajo shpëtoi

vetëm vizatimin e fundit

të saj

ku me lapsat me ngjyra

kishte vizatuar

lule dhe shtëpinë e saj

në Kosovë

 

Vajza e vogël

që i mungon Kosovës

dhe që sot

do të ishte tetë vjeçe

por që mbeti

përjetësisht vetëm 5 vjeçe

me zemrën që vazhdon

t'i dridhet

si një fije bari,

nëpër ujërat e ftohtë

të Danubit të largët

larg shtëpisë,

ku çdo gjë është e huaj

dhe e akullt

më e akullt

se edhe vetë harrimi

 

Vajzë e vogël

që unë po të quaj LULE

Si ato lulet

që kishe vizatuar

në vizatimin tënd të fundit,

Të cilat unë i parafytyroj

më të bukurat e botës,

dhe që të gjitha lulet

që i shoh në natyrë

më duken krejt artificiale,

të pakuptimta, përderisa

ti vajza e vogël

me trupthin e holluar

prej ujrave të akullta të Danubit

ike duke zgjatur duart drejt nesh

që të të shpëtonim

dhe ne ishim aq të pafuqishëm

si të ishim njerëz prej qirinjsh

 

Ti krenoheshe me ne

vajza me trupthin e shkrirë

prej vetmisë

nëpër ujërat e akullta

të lumit të vdekjes

ndërsa ne ishim aq larg teje,

dhe ishim aq të pafuqishëm

aq sa ti je sot,

një trumbë eshtrash transparente

që shpirti yt i ka ruajtur aq shumë

duke iu lutur Zotit

që të t'i shpëtojë

prej lumit të frikshëm

e të t'i sjellë

të paktën në Kosovë...

 

Lotët e mi për ty vajza 5 vjeçare

me emrin Lule

e mbushin Danubin e zbrazur

prej urrejtjes

dhe mbushin

Drinin, Valbonën

sepse të lamë

në duart e tmerrit

të të rrëmbenin

prej duarve tona të thata

 

 

Të qarat e tua

më ndjekin në çdo çast

Të qarat e tua të lemerisura          

Ma kanë zhdukur përgjithmonë

gjumin

sepse nuk munda të të shpëtoj

dhe të lashë

në duar kuçedrash

 

Asnjëri prej nesh

nuk i shkoi pranë

që t'ia zbuste frikën vajzës së vogël,

trupthi i së cilës ishte

 zvogëluar edhe më tepër prej mungesës

sonë

nëpër ujërat e akullt të Danubit

që ia mbyti të qarat

e fundit vajzës së vogël

5 vjeçe me emrin Lule...

Medet...

 

(Poemthi është shkruar më 2001, përfshirë në libër më 2012)

 

Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (5)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PEMA BESNIKEPoezi nga KËZE KOZETA ZYLO (12.28.2010)
NË KRISHTLINDJE Tregim nga ROLAND GJOZA (12.28.2010)
DITËLINDJANga novela "Një vjehërr amerikane" e ALBANA M. LIFSCHIN (12.25.2010)
ATË GJERGJ FISHTA: "JAM LAJMI I T'BUKRIT T'QIELLVE" (12.25.2010)
"KRISHTLINDJA E BARDHË" MBUSH 70 VJET (12.22.2010)
FAIK BALLANCA, SHKRIMTARI REALIST I TREGIMIT SHQIPTARNga ALEKO LIKAJ (12.19.2010)
VITI KULTUROR 2010 (12.18.2010)
JUDI DENCH, NË TEATËR MË E MIRA E TË GJITHA KOHËRAVE (12.17.2010)
MADONA HAP KLUB FITNESI NË MOSKË (12.12.2010)
LASGUSHI DHE MITRUSHI, LETRAT QË ZBULOJNË SHPIRTIN E DY GJENIVENga ADMIRINA PEÇI (12.06.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]