* * *
Epitafet reflektojnë yjet,
hijet e gjalla
i duan ato,
për të rivrarë përsëri.
Përsëri, përsëri, përsëri...
Një hije prish qetësinë
mortore të natës
vdekja e ringjallur.....
Kali i lodhur prej vitesh
kujton rininë e tij
ecën, ecën, ecën........
Dashurinë e humbur kërkon
Lirinë e tij!
Hazdiset drejt saj
të gjallët mos t'i kujtojë.
Ecën, ecën,ecën......