VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Abi Kornish, zbulimi i sivjetëm i Kanës, një tjetër Nikolë Kidman

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 05:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Abi Kornish, zbulimi i sivjetëm i Kanës, një tjetër Nikolë Kidman
E Premte, 05.15.2009, 05:09pm (GMT+1)

Krahasimi është i guxomshëm, por në Kanë janë të shumtë ata që e kanë bërë këtë përngjasim: ajo quhet Abbie Cornish dhe është protagoniste në edicionin e 62-të të Festivalit Ndërkombëtar të Kinemasë në Kanë (i cili ka nisur këto ditë) në filmin e ri të regjisorit Jane Campion, Bright Star (Ylli i ndritshëm), që tregon dashurinë midis poetit anglez John Keats e një vajze. Përveç ngjashmërisë fizike, Cornish ka të përbashkët me Kidman edhe faktin se është australiane dhe ka regjisori Campion në një film me maska, siç i ndodhi edhe Nicole Kidmanit në "Portret of e Lady" në vitin 1996, film që e dekretoi përfundimisht një aktore të madhe dhe yll.

Abbie Cornish (lindur më 7 gusht 1982) është aktore australine fituese e AFI Award. Ajo është e njohur në Australi për një numër rolesh në kinema e televizion, përfshirë rolin e Penne në një komedi parodi për mënyrën e jetesës, Life Support, dhe për rolin e saj kryesor në filmin e vitit 2004, Somersault.

Karriera e saj filloi kur ajo ishte trembëdhjetë vjeçe. Në atë kohë ajo nisi të merrte punë si modele pasi pati arritur në finalet e konkursit të Dolly Magazine. Kur u bë gjashtëmbëdhjetë vjeçe, Abbie Cornish kishte tashmë një mori ofertash për role në serialet dhe në miniserialet televizive dhe e kishte ndarë mendjen për të bërë karrierë si aktore. Në vitin 1999, Cornish mori Australian Film Institut Young Actor's Award, pra Çmimin Institutit Australian të Filmit (AFI) për Aktorët e Rinj. Këtë çmim e merrte për rolin e saj në show-n televizive me titull Wildside, në televizionin ABC. Dhe shumë shpejt Abbie Cornish do të kishte ofertën për rolin e saj në një film kinematografik, pra për ekranin e madh, në The Monkey's Mask (Maska e majmunëve).

Në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare, Cornish do të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropën Perëndimore për gjatë muaj, përpara se t'i rikthehej karrierës së aktores.

Në vitin 2004, Cornish do të luante në filmin me metrazh të shkurtër, Everything Goes, me aktorin Hugo Weaving. Ajo mori Çmimin e Institutit Australiane të Filmit për Aktoren më të Mirë në Rol Kryesor (Australian Film Institute Award for Best Actress in a Leading Role), po ashtu mori çmimin e Aktores më të Mirë në FCCA dhe në IF Awards, si dhe Çmimin për Lojën më të Mirë Aktoreske të vitit 2005 në Festivalin e Filmit në Maiemi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Samersault, filmin i cili e dërgoi atë në sferën e famës ndërkombëtare.

Cornish mori vlerësim të lartë nga kritika për rolin në filmin e saj të vitit 2006, Candy, ku ajo luan përballë Heath Ledger, pastaj luajti role kryesore në A God Year, Elizabeth: The Golden Age (Një vit i mirë, Elizabeta: Epoka e Artë) dhe filmin e fundit të Kimberly Peirce, Stop-Loss. Cornish do të luante gjithashtu rol kryesor në rolin e Catherine Earnshaw në versionin e filmit që realizohet në vitet 2009/2010, me titull Wuthering Heights, përkrah Ed Westwick të filmit Gossip Girl, në rolin e Heathcliff.

Abbie Cornish la lindur në Lochinvar, New South Wales (Uellsin e Ri Jugor), si fëmija e dytë e pesëve sa ka gjithësejt familja. Babai i saj drejton një biznes për riciklimin e letrës, ndërsa nëna e saj është një fotografe amatore. Mediat kanë raportuar se Abbie Cornish aktualisht është e fejuar me aktorin Ryan Philippe, një marrëdhënie të cilën disa burime mediatike thonë se ka filluar gjatë xhirimeve të filmit Stop-Loss, në një kohë kur Ryan Phillipe ishte ende i martuar me aktoren e famshme hollivudiane, fituese të çmimit Oskar, Reese Witherspoon.

Ryan Phillippe dhe Abbie Cornish drejtuan festën për 40 vjetorin e Calvin Klerin në Cockatoo Island në Sidnei më 16 dhjetor 2008. Phillippe, gjithnjë sipas thënieve të mediave, gjithashtu ka kaluar pushimet e Krishtlindjeve të vitit 2008 christmas në Australi me Cornish dhe me familjen e saj. Cornish, e cila ka qenë vegjeteriane që ürej moshës trembëdhjetëvjeçare, është shpallur në vitin 2008 si vegjeteriane më sexy e Australisë./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Marrëveshja për kujtimet e Sarah Palin, libri botohet më 2010 (05.13.2009)
Kaili ëndërron karrierë në kinema (05.12.2009)
Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu magjeps torinezët (05.09.2009)
176 vjetori i lindjes së kompozitorit gjenial Johannes Brahms (05.07.2009)
Pikaso e Apoliner ishin të dyshuarit e parë për vjedhjen e Mona Lizës në Luvër (05.06.2009)
Visar Zhiti dhe fundi i vetmisë së Kadaresë (04.22.2009)
Testamenti letrar i Bedri Dedjes           Nga Klara Kodra (04.16.2009)
Hendeli si kozmopolit (04.15.2009)
Balada që bashkon ballkanasit (04.12.2009)
Britni ndërpret koncertin: Mos tymosni marihuanë, nënë...! (04.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]