VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Balada që bashkon ballkanasit

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 06:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Balada që bashkon ballkanasit
E Djelë, 04.12.2009, 08:37am (GMT+1)

Përmes historisë së tij Ballkani i ka dhënë vetës aforizmin negativ se "prodhon më shumë histori se sa mund të konsumojë", sipas shprehjes së njohur të Winston Churchill-it. Por duket se përmes kulturës së tij ai e ka marrë "hakun". Vetëm një rajon si Ballkani mund të krijojë një legjendë të tillë si "Besa e vëllait të vdekur" që kapërcen kufijtë kombëtarë, shtrihet në të gjithë hapësirën e tij dhe afirmon rrënjët e përbashkëta dhe dinamikën e bashkëekzistencës kulturore të popujve të gadishullit. Kjo është ndjesia që të krijon spektakli i madh ndërballkanik me të njëjtin titull, vënë në skenën e teatrit "Kappa" në Athinë nga regjisori grek Sotiris Haxaqis. Ai tregon se 15 vjet hulumtime të kryera mbi "elementin tragjik në kulturën popullore bashkëkohore" e çuan deri të balada e njohur e shekujve shtatë-tetë kur dihet se "vaji i shkon shumë për shtat Ballkanit". "Veç kësaj përbën dhe një tribunë politike dhe shoqërore, që tregon se popujt në Ballkan mund të kapërcejnë divergjencat e tyre dhe të gjejnë elementë, pika dhe mite të përbashkëta, që të jetojnë në paqe dhe të zhvillohen në mënyrë krijuese" na thotë regjisori që e cilëson si të  natyrshëm dhe jo qëllim në vetvete mesazhin e veprës së tij.

"Ne jemi aktorë, jemi artistë që qëndrojmë në skenë të frymëzuar nga rrënjët e bukura të tragjedisë së lashtë greke", na thotë aktorja rumune me famë ndërkombëtare Maia Morgenstern. Ajo thekson se bëhet fjalë për një "vepër të mirëfilltë artistike që e bëri të vetëdijshme për rrënjët e thella të Ballkani", dhe shton se "të gjithë jemi pjesë të një gjëje të përbashkët të madhe".

Shpalosja e baladës së djalit të vdekur që ngrihet nga varri për t'i sjellë pas, sipas premtimit, nënës tragjike (së cilës murtaja i mori të tetë djemtë) vajzën e vetme të martuar larg, po kthehet vërtet në një udhëtim në koloritin e pasur të traditës popullore. Në të gërshetohen një numër variantesh të poemës, vaje, anatema, këngë erotike dhe pagane, këngë dasme dhe kurbeti si ajo "Përtej urës së Qabesë" apo "Moj e bukura More...".  Aretia dhe Konstandis në greqisht, Dhoqina dhe  Konstandini në shqip, Jelica dhe Jovan në serbisht, Pektana dhe Lazari në bullgarisht, Vojka dhe Konstandin në rumanisht, janë vëllai dhe motra që besa e dhënë i çon të nëna tragjike. Ky rol alternohet nga tri zonja të mëdha të skenës teatrale ballkanike: grekja Maria Kaciadhaqi, shqiptarja Margarita Xhepa dhe rumunia Maia Morgenstern me një gjuhë komunikimi të mahnitshme, që bën të tepërta edhe titrat e pakta të përkthimit.

"Është gjuha e teatrit, është gjuha e zemrës" thotë aktorja greke Kaciadhaqi, me zërin e saj të ëmbël së cilës edhe kur Margarita i "flet shqip ajo e kupton". "Aspak antagonizëm edhe xhelozi, dashuri e madhe midis nesh" i përgjigjet në vazhdim pyetjes sonë provokuese. "Është gjuha e artit që na bashkon. Unë e ndiej kur ajo mbaron", thotë Kaciadhaqi. "Ritmi nuk na mungon. Po të marrim mallkimin e tri nënave, që të treja kemi një dhimbje, dhimbja jonë bashkohet në tri zëra  që thërrasin Konstandin dhe na dëgjon ndoshta dhe kupa e qiellit", thotë aktorja greke.

Harmonia e gjuhëve dhe interpretimeve arrin apogjeun e saj në këtë shfaqje që e mrekullon spektatorin që me këngën e parë të Natasa Mediç dhe e bën ta ndjekë baladën me tensionin emocionues të një tragjedie të antikitetit.

 "Një poemë shumë të bukur Haxaqis e bëri një shfaqje shumë të bukur. Me aktorë të mrekullueshëm, me zëra tronditës dhe regji të arrirë", thotë spektatori Jorgos Franxeskaqis. "Është një shembull karakteristik i elementëve që bashkojnë kulturat ballkanike" na thotë presidenti i Fondacionit të Kulturës Helene, akademiku Jorgos Babinjotis. Ai shton se si "shfaqje tejet e rëndësishme do ta çojmë në katër vatrat e tjera kulturore të Ballkanit, në Tiranë, Beograd, Sofie dhe Bukuresht".

Vlera e shfaqjes nuk do të ishte e plotë pa ndjesinë që krijon tek spektatori se mbi këtë perlë të shpirtit popullor ballkanik mund të ketë vetëm bashkëpronësi. "Besa e vëllait të vdekur" vërtet i bashkon dhe nuk i ndan Ballkanasit", thotë një. "Sotiris Haxaqis gjeti çelsin e enigmës që arti e pranon dhe na sjell një shfaqje tepër interesante, emocionale, të veçantë. Mbi të gjitha shumë fisnike se ngjit në skenë pesë gjuhë të Ballkanit, qo do të thotë se kjo legjendë nuk është e imja apo e jotja. Është e mbarë Ballkanit. Kemi nevojë për këto fjalë. Se atë që bën arti nuk e bën askush, as politika...", thotë në mënyrë kuptimplote Margarita Xhepa, kjo aktore korife e tragjedisë, siç përcillet nga kritika greke.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Britni ndërpret koncertin: Mos tymosni marihuanë, nënë...! (04.09.2009)
Emi Uainhauz: Me drogën nuk kam më punë. Tani duam të kem prapë burrin tim (04.05.2009)
Ben Aflek në një film të ri për krizën e mediave dhe rrënimin e politikës (03.31.2009)
Elsa Maksuell mbretëresha e gossipeve (03.26.2009)
Roberto Beninji: Kjo krizë është e tmerrëshme, por Italia ka për të rilindur (03.21.2009)
Nga Gabriel Garsia Markes : Letra e Lamtumirës (Kukulla) (03.07.2009)
Erla Shehu - Një piktore e talentuar shqiptare në Amerikë - Nga ROZI THEOHARI, Boston (02.23.2009)
Kryevepra e Kadaresë "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur" botohet edhe në gjuhën rome (02.22.2009)
SELMAN RIZA HERETIKU I GJUHËSISË SHQIPTARE (02.16.2009)
Historia e pabesueshme tragjike e Anë Nikolë Smith tani muzikal në Royal Opera House (02.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]