VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 176 vjetori i lindjes së kompozitorit gjenial Johannes Brahms

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 04:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
176 vjetori i lindjes së kompozitorit gjenial Johannes Brahms
E Enjte, 05.07.2009, 11:10am (GMT+1)

ATSH- Ita Semi/- Johannes Brahms, kompozitori që i solli botës muzikore veprat e tij më të mira, u lind plot 176 vjet më parë në 7 maj të 1833 në Hamburg të Gjermanisë. Pasi la pas një trashëgimi të pasur me vepra ai u nda nga jeta në 3 prill 1897 në Vjenë të Austrisë.
     Brahms  është cilesuar prej kritikëve si një nga kompozitorët më të mirë gjermanë të shekullit.  Gjithashtu ai është njohur dhe nga studiuesit e muzikës si pasardhësi i Ludwig van Beethoven, pasi sinfonia e tij e parë u përkufizua si Sinfonia e X-të e Beethoven.
     Johannes Brahms u lind në një familje muzikantësh dhe përherë ka qënë në kontakt me muzikën. Babai i tij ishte një muzikant i aftë që interpretonte si në flaut, violinë dhe në kontrabass. Prej tij Brahms mori mësimet  para për muzikë, duke u njohur me notat. Krahas të atit, ai ishte mjaft i lidhur me nënën e tij, dashuri e cila e forcua akoma më shumë pas ndarjes së prindërve. 
     I ati i tij kujdesej vazhdimisht që Johanes të ishte një artist i kompletuar, perveç një shkolle mjaft të mirë, vendosi që ai të ndiqte dhe disa kurse për pianon. 
     Që në moshë të vogël, Johannes Brahms arriti të habiste këdo që e dëgjonte të interpretonte. Ai është parë përherë si një gjeni, i cili falë aftësive që zotëronte mundi të jepte koncertin e parë kur ishte vetëm në moshën 10 vjeçare. 
     Në moshën 13 vjeçare, falë interpretimeve të tij në lokale të ndryshme të Hamburgut, Brahms ndihmonte familjen  me të ardhura.
     Në vitin 1853 u njoh me artistin e madh Joszef Joachim, me të cilin lidhi një miqësi e ngushtë. Nëpërmjet Joachim, ai u njoh me Robert Schuman. Miqësia me të dhe pasioni për Clara Schuman, 14 vjet më e madhe se ai, nuk e braktisën asnjëherë. Shuman nuk hezitoi të cilësonte Brahms-in si një gjeni të muzikës. 
     Ndonëse ishte mjaft i njohur si pianist ai nuk kishte fituar ende famë si kompozitor, por dhe të ardhurat e tij nuk ishin të mjaftueshme. 
     Mes shakasë që e karakterizonte, Brahms krahasonte beqarinë e tij me shkrimin e operave, duke u shprehur se "për mua të shkruash një opera është po aq e veshtire sa martesa, por me shumë mundësi pas një përvoje të parë do t'i përvishesha punës për një të dytë..." 
     Johanes Brahms dëshironte gjithnjë një vend pune dhe kjo dëshirë e tij u bë e mundëshme kur mori vlerësimet e para për dy serenatat orkestrale, variacionet e Handel në piano dhe kuartetet e pianos.
     Në 1862 kur priste lajme për një vend pune në Hamburg, Brahms mori një ofertë për të qënë drejtor i "Akademisë së Muzikës në Vjenë". Gjatë kësaj kohe, ai u takua me Wagner, por mes tyre nuk pati asnjëherë miqësi për arsye të qëndrimeve të kundërta. 
     Përveç koncerteve personale, kompozitori gjerman ka zhvilluar turne të shumta në Europën Veriore dhe atë Qëndrore si dhe filloi të jape mësime pianoje. Gjatë qëndrimit në Austri ai u frymëzua për krijimin e perlave të tjera muzikore për të cilat nguroi për vënien në skenë. Megjithatë vlerësimet që mori dhe dashuria për kryeqytetin austriak, bënë që në vitin 1868 të vendoste që të qëndronte përfundimisht në Vjenë.
     "Rekuiemi gjerman", kompozuar në vitin 1869 dhe "Variacionet e Shën Anton Korales" në vitin 1873, i siguruan atij jo vetëm famë ndërkombetare, por edhe siguri financiare. Në 20 vitet e fundit të jetës vendosi t`i kushtohej kompozimit me kohë të plotë, duke realizuar 3 sinfoni, ndër to spikatën "Koncert për violine", "Koncert n. 2 për piano".
     Në vitet e fundit të jetes Brahms kompozon një sërë kryeveprash, si sinfoninë e parë e të dytë dhe koncertin për violinë. 
     Në vitin 1885 kompozoi sinfoninë e katërt. Ndërsa pas pesë vjetëve ai hoqi dorë nga  kompozimet, por vazhdoi të rregullonte pjesët e tij instrumentale, i frymëzuar nga klarinetisti Richard Muhlfeld. 
     Menjëherë pas vdekjes së Clara Schuman, Johannes Brahms ndahet nga jeta në moshën 63 vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e kancerit, më 3 prill të vitit 1897 dhe u varros në varrezat e Vjenës, aty ku prehen dhe mjaft muzikantë të tjerë me emër
.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Pikaso e Apoliner ishin të dyshuarit e parë për vjedhjen e Mona Lizës në Luvër (05.06.2009)
Visar Zhiti dhe fundi i vetmisë së Kadaresë (04.22.2009)
Testamenti letrar i Bedri Dedjes           Nga Klara Kodra (04.16.2009)
Hendeli si kozmopolit (04.15.2009)
Balada që bashkon ballkanasit (04.12.2009)
Britni ndërpret koncertin: Mos tymosni marihuanë, nënë...! (04.09.2009)
Emi Uainhauz: Me drogën nuk kam më punë. Tani duam të kem prapë burrin tim (04.05.2009)
Ben Aflek në një film të ri për krizën e mediave dhe rrënimin e politikës (03.31.2009)
Elsa Maksuell mbretëresha e gossipeve (03.26.2009)
Roberto Beninji: Kjo krizë është e tmerrëshme, por Italia ka për të rilindur (03.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]