VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "The Invisible Victory" i Mujë Buçpapajt merr çmim të parë në SHBA

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 11:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
"The Invisible Victory" i Mujë Buçpapajt merr çmim të parë në SHBA
E Shtunë, 07.25.2009, 05:52pm (GMT+1)

 

 

 

Libri i poetit Mujë Buçpapaj, "The Invisible Victory", është nderuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Çmimin e parë "për librin më të mirë  të përkthyer në anglisht nga gjuhët e huaja gjatë vitit të kaluar."

 

Ceremonia e shpalljes së çmimit u organizua me datën 18 Korrik në orën 10:30 të Mëngjesit në Librarinë Publike të Qytetit Bregdetar të Destin, në shtetin e Floridës (USA).

 

Takimi u organizua nga kjo librari, e cila në emër të librarive publike Amerikane ndau disa Çmime letrare, midis tjerash edhe Çmimin e parë për librin më të mirë të përkthyer në anglisht nga gjuhët e huaja gjatë vitit të kaluar 2008, siç është edhe libri poetik "The Invisible victory", i përkthyer nga Prof. Ukë Buçpapaj dhe botuar nga "Marinaj Publishing" , Teksas SHBA.

 

Për këtë rast u krijua një grup krejtësisht i ri letrar, i cili u prezantua pak minuta para takimit me emrin "Writers in Sandals" (Shkrimtarë në Sandale). Grupi u moderuar nga shkrimtarja e njohur Amerikane me origjinë italiane: Betty Lazarini.

 

Administruesja e Librarisë Publike të Destin-it, Tina Kaple (në foto duke prezantuar librin) bëri prezantimin e librit për të pranishmit. Ajo e theksoi librin e Buçpapajt si një "Shtesë shumë e rëndësishme tek inventari i librave të librarisë së Destinit. "Ky është një libër," tha ajo, "nga i cili do të mësojnë gjera të reja edhe të rëndësishme jo vetëm brezat e sotëm të lexuesve amerikanë, por edhe brezat që vijnë. Fakti që Libri u shpall fitues i librave të huaj të përkthyer në Anglisht për vitin 2008 tregon për vlerat e  "Fitorja e Padukshme. Lexuesi i Destinit do të këtë fatin ta lexojë i pari pasi shumë librari nuk arritën ta sigurojnë një kopje  gjatë këtij gjashtëmujori  të parë të këtij viti. Ne këtë pike mund të them se jemi me fat."

 

Libraria e Destinit  e cila organizoi dhënien e çmimeve në emër të librarive publike Amerikane është krijuar qysh më 17 Gusht të vitit 1940 nga një bord intelektualësh si Lois Destin, Stella Marler, Willie Mae Taylor, Ida Reid Calhoun dhe Donalda Zerbe. Ajo u hap për publikun më 20 gusht të 1940-ës.  Në Korrit të vitit 2005 Florida Chapter of the American Institute of Architects i jep Librarisë publike të Destinit "Çmimin 2005 Design Award."

 

 

Marrja Çmimit të parë të poetit shqiptar për librin më të mirë të përkthyer në anglisht nga gjuhët e huaja gjatë vitit të kaluar 2008, pati pasqyrim edhe në mediat amerikane.Gazeta  "The Beachcomber"  i kushtoi një vend të veçantë njoftimit të evenimentit. Redaktori i gazetës "The Beachcomber" tha se " Jam shumë i interesuar të lexoj librin më të mirë të letërsisë së huaj të përkthyer në Anglisht. Kjo do të jetë një gosti për mua ngaqë nuk lexoj shumë poezi dhe nga qe nuk kam lexuar kurrë një libër të plotë me poezi nga Letersia Shqipe."

 

Radio: WXEI 95.3 FM tramsetoi një emsion të veçante për ngjarjen. Gazetari njohur Amerikan John Arthur, tha në programin e tij të përditshëm "The Jon Arthur Live", Radio Shoë se "Libri i Mujë Buçpapajt është nder librat më të mirë që kam lexuar këto kohet e fundit nga letërsia e huaj. Uroj si autorin ashtu edhe Librarinë Publike të qytetit tonë Desitn, që e bëri të mundur këtë libër për ne."Po kështu Televizioni "WFGX-TV" Ka dhënë lajmin për të paralajmëruar Takimin.

 

Ky është rasti i parë që një shkrimtar shqiptar merr një çmim letrar në SHBA.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vdes legjenda e televizionit amerikan Uolter Kronkajt (07.20.2009)
Në YouTube leksione gazetarie (07.03.2009)
Kadare thotë se letërsia e bën të ndihet i pavdekshëm (06.28.2009)
Intervistë me yllin e këngës shqiptare Adelina IsmajliADELINA ISMAJLI FLET PËR HERË TË PARË: NË KOSOVË NDIHEM E SHANTAZHUAR Intervistoi: Elida Buçpapaj (06.26.2009)
Kadare merr Çmimin spanjoll Princi Asturias për Letërsinë (Shqip dhe anglisht) (06.24.2009)
Ismail Kadare kandidohet për çmimin Princi Asturias për letërsinë (06.23.2009)
Intervistë me Kristaq Turtullin autor i një libri të ri në anglisht (06.21.2009)
"Shqipëria miqësore" e dy autorëve gjermanë (06.21.2009)
I shquari ndër filozofët, Jürgen Habermas mbush 80 vjeç (06.20.2009)
Ndriçim Xhepa më i vlerësuari me çmime në historinë e kinematografisë shqiptareNga Agron SEJAMINI (06.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]