VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "Shqipëria miqësore" e dy autorëve gjermanë

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 04:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
"Shqipëria miqësore" e dy autorëve gjermanë
E Djelë, 06.21.2009, 08:15am (GMT+1)

Autorët gjermanë Doris dhe Jürgen Sieckmeyer, ishin për shtatë muaj në Shqipëri dhe me të kthyer shkruan një libër.

Autorët nuk ishin si turist të rëndomtë në Shqipëri. Interesimin dhe përshtypjet e tyre i vulosën me fotografi dhe tekst në librin "Shqipëria miqësore". Libri përbehet kryesisht nga fotografi të formatit të madh, të bëra në gjithë Shqipirinë, nga panorama e peizazhe të ndryshme që dëshmojnë shumëllojshmërinë dhe bukurinë e këtij vendi.

I ndarë në disa kapituj si: Malet, bregdeti, qytetet, fshatrat dhe njerëzit, libri ofron një panoramë të gjërë me fotgrafi dhe shënime për atë që e ben Shqipërinë të veçanë. Edhe më të veçantë e bënë librin këndëvështrimi i autorëve nga Gjermania, të cilët në radhë të parë e patën vështrimin e mysafirëve.

 

Paragjykimet

 

"Egzistojnë shumë paragjykime negative, sa i perket imazhit të Shqipërisë, këtu në Evropën Perendimore. Kur u tregonim miqëve tanë se bëjmë një libër për Shqipërinë, të gjithë thoshin se ajo është një vend i varfër dhe i pluhrosur. Por ne në Shqipëri gjetëm diçka krejtësisht tjetër. Jo një vend të pluhrosur por me natyrë shumë të bukur, me peizazhe përrallore. Në të vërtetë në Shqipëri ka varfëri materiale, por kjo dukuri është gjithnjë e më prezente edhe në Evropën Perendimore. Unë ndieja se njerëzit janë të mbushur plot me energji pozitive dhe shikojnë drejt ardhmërisë, që është një pasuri e madhe për këtë vend. Shpresoj se ky libër do t'i thyer shumë paragjykime të gabuara, që janë larg realitetit të atjeshëm", thotë Doris Sieckmeyer.

Paragjykimet e përmendura nuk shihen në fotografitë e Jürgen Sickmeyer-s. Përkundrazi aty shihen pamje të bukura nga bregdeti, liqejt, qytetet e vjetëra me pamje romantike, të cilat janë të shpallura "qytete muze" nga UNESCO, si Gjirokastra e Berati...

Bie në sy se libri tematizon thuajse vetëm anët e bukura të Shqipërisë, kështu që ai mund të kritikohet përshkak të njëanshmërisë.

"Unë mora qëllimisht një këndveshtrim subjektiv. Sigurisht që kisha mundur të paraqes një imazh më negativ të Shqipërisë, por të njëjtën gjë do ta arrija, nëse doja, edhe në Berlin apo Mynih. Qëllimi ynë është t'i luftojmë paragjykimet dhe të nxisim kurreshtjen në Europën Perendimore për Shqipërinë.

Më gëzuan disa telefonata nga njerëzit që kanë lexuar librin dhe kërkojnë këshilla dhe rekomandime nga ne. Ky ishte qëllimi dhe si duket ja kemi arritur", thotë Jürgen Sickmeyer.

 

Konstrastet e Shqipërisë

 

Megjithatë në libër ka dhe anë negative, siç janë mangësitë në infrastrukturë dhe shërbimet komunale. Në këtë aspekt duhet bërë edhe më tepër, thonë autorët.

"Shumë interesante ishin për ne kontrastet që paraqiteshin papritur. Atje nuk duhet udhëtuar shumë për të parë diçka të re. Natyra, arkitektura, por edhe njerëzit mdryshojnë shumë prej një qyteti në qytetin tjetër edhepse largësia mes tyre është e vogël. Gati mbas çdo udhëkryqi të befason diçka e re. Kjo më ka pëlqyer shumë. Është shumë interesante për ne perendimorët. Në Gjermani ka për çdo imtësirë ligje dhe norma të caktuara, andaj edhe pamjet janë disi homogjene", pohon ai.

Shqipëria paraqitet si një vend përplot me kontraste mes traditës dhe modernes, që me vrull po zhvillohet drejt Europës moderne. Kontrastet të këtilla shihen si në fotografi edhe në tekstin e shkruar. 

"Ështä shumë vështirë të vendosësh për titullin e një libri. Titulli duhet të përmbledh e të reflektojë të  gjithë përmbajtjen e tij. Në shumicën e rasteve vendoset për titullin pasi që libri është përfunduar. Por në këtë rast ndodhi e kundërta. Qysh në fillim të punës dhe qëdrimit tonë në Shqipëri e kishin të qartë se do të quhet "Shqipëria miqësore". Nuk mund t'a besosh se sa shumë njerëz të ndershëm e mikëpritës takuam atje. E para që më kujtohet në lidhje me Shqipërinë janë njerëzit e ndershëm dhe të përzemërt", pohon Doris Sickmyere.

 

"Shqipëria është shumë e bukur!"

 

Autorët pohojnë se sërish do të udhëtojnë në Shqipëri. Të ardhmen e saj e shohin, më të zhvilluar, dhe në Europën e bashkuar moderne. Jürgen Sickmeyer thekson: "Mua më pëlqen Shqipëria, ashtu siç është sot.  Ky vend do të zhvillohet edhe më shumë, sidomos në fushën e turizmit, por ne tani eshtë më interesant kur nuk ka aq shumë turist. Kështu e ndiejmë më tepër kulturën origjonale të vendasve."DW
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
I shquari ndër filozofët, Jürgen Habermas mbush 80 vjeç (06.20.2009)
Ndriçim Xhepa më i vlerësuari me çmime në historinë e kinematografisë shqiptareNga Agron SEJAMINI (06.18.2009)
Suzën Bojl shkon në Amerikë (06.17.2009)
Botohet në Itali "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (06.16.2009)
Jodhaa Akbar fitoi trofetë e Bollivudit (06.14.2009)
Sandra Bullok: Sa të jem në formë fizike nuk do t'iu fsheh gjë shikuesve (06.11.2009)
Doli libri i ri i Roberto Savianos (06.09.2009)
Presidenti dekoroi Albano Karrizin me Urdhërin "Nënë Tereza" (06.08.2009)
"Billy Elliot" triumfoi me 10 Tony Awards (06.08.2009)
Britni fillon turin evropian në formë të mrekullueshme (06.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]