VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Oazis ndërpret turneun botëror, është larguar Noel

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 11:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Oazis ndërpret turneun botëror, është larguar Noel
E Djelë, 08.30.2009, 09:38am (GMT+1)

 

 

 

Voal-online Grindja kushedisatë e vëllezërve në shtëpinë Oasis. Por kësaj here mund të jetë pa kthim. Kitaristi dhe tekstshkruese Noel Gallagher ka shpallur se do të largohet nga grupi, pas grindjes së dhunshgme që ka pasur me vëllain Liam para koncertit të Parisit. "Me trishtim dhe me një lehtësim të ndjeshëm shpall se sonte largohem nga Oasis - pohon Noel shumë më shkruajnë e më thonë çfarë duan, por nuk mund të punoj me Liam as një ditë më tepër. Ju kërkoj falje të gjithë atyre që kanë blerë biletat për Paris, Kostancë dhe Milano."

 

Parmbrëmë grupi duhej të luante në Saint Cloud, afër Parisit, por pak para ngjitjes në sknë vëllezërit Gallagher janë rrahur për arsye të panjohura. Sipas asaj që shkruan këngëtarja Amy MacDonald në Twitter, Liam ia ka thyer kitarën Noelit. Koncerti është anulluar dhe një prej organizatorëve ka thënë se edhe datat e tjera të grupit të krijuar më 1991 në Manchester do të anullohen.

Koncerti i Milanos ishte në program për sot, e dielë, në kuadrin e "I-day Milano Urban Festival'. Ky koncert do të ishte përmbyllës për turin botëror të Oasis, para se anëtarët të fillonin veprimtarinë secili më vete.

 

Ky është koncerti i tretë i anulluar brenda javës. Para Parisit ishte anulluar një koncert në Angli. Të dielën e shluar mijëra fansa në V Festival në Essex ngelen të shushatur, zyrtarisht ngaqë Liam ishte sëmurë me laringit viral.

 

Tabloidja londineze The Sun, gjithsesi, kishte nëvizuar se në gjirin e grupit përçarja po rritet, sidomos nga raportet e këqija midis dy Gallagherëve. Në një intervista, Liam, këngëtari i grupit rok, kishte sulmuar ashpër vëllain Noel dhe këtë ia kishte bërë edhe në Twitter. Sipas Sun ata udhëtonin tashmë në autobusa dhe avionë të ndryshëm në turneun e koncerteve.

 

Oasis ishte një nga grupet më të mëdha britanike në vitet 1990, me hitet e tyre si, "Wonderwall" dhe "Roll With It".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ka vdekur Eli Grinuiç, autore e këngëve të suksesshme pop (08.29.2009)
Manuela Arkuri e paparë (08.25.2009)
Reklama për filmin rreth fundit të botës trallis Youtube (08.25.2009)
Pse Maraja Keri po i pezullon veprimtaritë? (08.22.2009)
Mjeku i diagnozës akuzohet për vrasjen e Majkëll Xheksonit (08.21.2009)
Kompozitori shqiptar i kushton Bill Klintonit një pjesë klasike (08.20.2009)
Ulpiana antike tërheq vëmendjen e arkeologëve (08.19.2009)
Shanaja Tuein do të gjykojë në American Idol (08.18.2009)
Në ankand një foto e paparë e Pol Mëkartnit (08.18.2009)
Merilin Monro e paparë (08.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]