VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ulpiana antike tërheq vëmendjen e arkeologëve

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 11:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Ulpiana antike tërheq vëmendjen e arkeologëve
E Mërkurë, 08.19.2009, 01:31pm (GMT+1)

 

Gjatë muajve të verës, Instituti Arkeologjik i Kosovës, organizon ekipe të rinjsh të punojnë në një nga zonat më të njohura arkeologjike, në qytetin antik të Ulpianës në rrethinat e Prishtinës.

Që në shekullin e I-rë para erës sonë, Strabo e përmend Ulpianën duke e quajtur "qyteti i vjetër". Për historianët, kjo thënie provon se Ulpiana nuk ishte qytet i themeluar nga romakët, megjithëse morri hov zhvillimi nën sundimin e Romës.

Arkeologët prej kohësh kanë kryer gërmime për të gjetur gjurmë të vendbanimeve, veçanërisht pas zbulimit të bazilikës dhe portës veriore në vitet 1950.

Vendbanimet besohet të jenë shtrirë në një territor prej më shumë se një mijë hektarësh dhe jo shumë larg nga minierat e pasura. Kjo i bën arkeologët dhe historianët besojnë se arsyet që i nxitën romakët t'a pushtojnë këtë zonë, ishin pasuritë minerare, sepse metalin e nxjerrë nga minierat për rreth Ulpianës ata e përdorinin për të prodhuar monedha në Romë.

Ulpiana arkeologjike sot shërben gjithashtu si dëshmi e rrënimeve nga fiset hune e gote në shekullin e V-të, dhe të një tërmeti të fuqishëm në shekullin e VI-të, që shkatërroi atë që kishte mbetur nga qyteti

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shanaja Tuein do të gjykojë në American Idol (08.18.2009)
Në ankand një foto e paparë e Pol Mëkartnit (08.18.2009)
Merilin Monro e paparë (08.15.2009)
Gëzim Alpion, drama shqiptare që tronditi publikun britanik (08.05.2009)
Pas shumë vitesh Norvegjia nderon përsëri shkrimtarin e saj nobelist (08.05.2009)
Në Austri luhen dy pjesë të sapozbuluara të Moxartit (08.03.2009)
Kritiku i madh Robert Hughes kundër biznesit të artit (08.02.2009)
"The Invisible Victory" i Mujë Buçpapajt merr çmim të parë në SHBA (07.25.2009)
Vdes legjenda e televizionit amerikan Uolter Kronkajt (07.20.2009)
Në YouTube leksione gazetarie (07.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]