VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Mjeku i diagnozës akuzohet për vrasjen e Majkëll Xheksonit

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 10:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Mjeku i diagnozës akuzohet për vrasjen e Majkëll Xheksonit
E Premte, 08.21.2009, 10:55am (GMT+1)

 

 

Mjeku i diagnozës së Majkëll Xhekson do të akuzohet me akuzën për vrasje dhe do të arrestohet brenda ditëve në vazhdim, është thënë sot nga mediat e huaja.

 
Conrad Murray do të arrestohet këtë javë nga policët, pasi ka dyshime të forta që ai ka shkaktuar vrasjen e këngëtarit, thuhet sipas disa burimeve amerikane. 
Arnold Klein, doktori i lëkurës se këngëtarit të hitit "Thriller", po ashtu do të akuzohet pasi ndërlidhet për dhënien e barnave të ndaluara për klientin e tij, thuhet në raport. 
Avokati i Gjykatës së Los Angeles ka thënë se bisedimet me ekipin e hulumtuesve kanë zgjatur që nga sulmi në zemër tek këngëtari me 25 qershor. 
Murray, do të akuzohet për vrasje me paramendim pavarësisht përcaktimit të hulumtuesve se ai mund të akuzohet në shkallën e dytë për vrasje, ka raportuar sot televizioni "Fox". 
Ata kanë dështuar të gjejnë ndonjë "armë tymi" që do të dërgonte në ndonjë dënim për këto akuza. 
Policët thuhet se kanë vendosur që ta kryejnë një apo më shumë kërkime me urdhër në një farmaci në LA në përpjekje për të gjetur më shumë prova të krimit kundër tij. 
Murray thotë se tashmë ai i ka thënë oficerëve që ai ia ka dhënë medikamentin anestetik Propofol tek i sëmuri Majkëll Xhekson pak orë para se ai të vdiste. 
Por, avokati i tij Ed Chernoff ka insistuar që Murray nuk i ka dhënë ndonjë barë Majkëll Xheksonit që do ta mbyste atë. 
Klein (48), zyra e të cilit është sulmuar, është njëri prej personave që dyshohet se i ka dhënë barna Majkëll Xheksonit, që nuk mund t'i përshtateshin organizmit të tij. 
Zëdhënësja e Chernoff, Miranda Sevcik nuk ishte e gatshme të përgjigjet. 
"The Sun" ka treguar dje që nëna 79 vjeçare e këngëtarit, Katherine, do të dënojë Murray me 100 milion dollarë për "mbytje me barna të gabuara" djalin e saj. NOA
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kompozitori shqiptar i kushton Bill Klintonit një pjesë klasike (08.20.2009)
Ulpiana antike tërheq vëmendjen e arkeologëve (08.19.2009)
Shanaja Tuein do të gjykojë në American Idol (08.18.2009)
Në ankand një foto e paparë e Pol Mëkartnit (08.18.2009)
Merilin Monro e paparë (08.15.2009)
Gëzim Alpion, drama shqiptare që tronditi publikun britanik (08.05.2009)
Pas shumë vitesh Norvegjia nderon përsëri shkrimtarin e saj nobelist (08.05.2009)
Në Austri luhen dy pjesë të sapozbuluara të Moxartit (08.03.2009)
Kritiku i madh Robert Hughes kundër biznesit të artit (08.02.2009)
"The Invisible Victory" i Mujë Buçpapajt merr çmim të parë në SHBA (07.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]