VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 40 vjetori i shpikjes dhe eksperimentit të parë me internetin

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 01:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
40 vjetori i shpikjes dhe eksperimentit të parë me internetin
E Enjte, 09.03.2009, 08:49am (GMT+1)

 

1969-a ishte viti kur njeriu zbriti në Hënë, kur në një fermë të Nju Jorkut u zhvillua festivali i famshëm Woodstock dhe kur lindi ARPANET-i, pararendësi i Internetit. Por ngjarja që do të bënte histori ishte 2 shtatori 1969, kur 20 vetë të mbledhur në një laborator të Universitetit të Kalifornisë në los Anxhelos morën pjesë në një eksperiment të pazakontë: dy kompjuter kaluan nga njëri tek tjetri të dhëna elektronike me anë të një kablli. Kështu lindi ARPANETI, të cilit më vonë iu shtuan edhe universitete të tjera amerikane. Kjo shënoi në fakt edhe lindjen e Internetit. Le t'i hedhim tani një vështrim disa zhvillimeve të cilat sollën kompjuterat dhe Internetin që ne njohim sot.

Si mund të ishte shekulli i 21 pa kompjuterin?

 

Vështirë të përfytyrohet.

 

Por disa e kanë të vështirë të përfytyrojnë se kompjuterat, të cilët kanë pushtuar jetën moderne, nuk kanë më shumë se 1 shekull që ekzistojnë.

Kompjuterat e parë ndihmuan forcat aleate të fitojnë Luftën e Dytë Botërore, duke analizuar dhe deshifruar kodet naziste. 

Nga fundi i viteve 60, ata filluan të përdoren për të analizuar rezultatet e zgjedhjeve.

Në vitin 1968, Hewlett Packard futi për herë të parë në përdorin termin "kompjuter personal" duke hedhur në tregun makinën llogaritëse 911A.

Shpikja e mikroprocesorëve prej silici në vitet 70, e futi kompjuterin në një epokë të re.

Qarqet e vegjël elektronikë të krijuar direkt mbi sipërfaqen e gjysmëpërçuesit arrinin të mbanin një informacion të madh në përmasat e vogla të mikroprocesorit.

Pastaj lindër lojrat elektronike dhe më pas e-mail-i, duke krijuar kështu një revolucion të vërtetë social dhe industrial.

Në vitin 1981, firma IBM hodhi në përdorim kompjuterin e parë që mund të vendosej mbi një tryezë. Ai kishte një memorje prej vetëm 16 kilobajt.

Në vitet 80, kompjuterat personalë u shfaqën në shtëpitë tona, përdorimi i tij u bë për disa një hobi ndërsa prapashtesa të tilla si ".com" apo ".org" morën përdorim të gjerë.

Në Swindon të Britanisë ndodhet një muze kompjuterash ku mes të tjerash është ekspozuar një kub i zi modeli i kompjuterit i përdorur nga Tim Berners-Lee, shpikësi i uebit.

 

Simon Webb, kuratori i muzeut shpjegon:

"Është diçka e rrallë që e kemi sidomos të mbajtur kaq mirë. Është njëri prej kompjuterave me të cilët Tim Berners-Lee krijoi uebin."

Internet nuk u përhap menjëherë. Por ai mori vrull në vitet 90, kur fizikani britanik Lee shpiku uebin dhe kur kompania America Online vuri në dispozicion një shërbim interneti që lidhi për herë të parë me njëri-tjetrin miliona njerëz në të gjithë botën.

Në Swindon u testua për herë të parë karta e kreditit Mondex, që shërbeu si bazë për kartat e sotme të kreditit që përdorin mikroprocesorë dhe shhoqërohen me një PIN Numër Identifikimi Personal.

 

Në muze ruhet një koleksion i madh lojrash elektronike, si Sonic the Hedgehog, Packman dhe Tetris.

Drejtori i Muzeut, Jeremy Holt, thotë se fëmijët e sotëm as që e kanë idenë se si ishte jeta pa kompjutera.

"Ata janë rritur me internetin dhe nuk mund ta përfytyrojnë botën pa të. Ideja është të tregojmë se si ishin lojrat e para elektronike, sa të thjeshta dhe sa mirë ishin programuar megjithë aftësitë e kufizuara të kompjuterave."

Nënpresidenti i firmës Intel, Gordon Graylish, gjeti diçka intereante në Muze.

"Ky ishte në fakt kompjuteri im i parë portativ në vitin 1981, Osborne 1. Ai nuk ka memorje por punon vetëm me disqe. Ekrani ishte fare i vogël dhe kompjuteri punonte me bateri. Ishte goxha i rëndë dhe kushtonte rreth 3 mijë dollarë. Që nga ajo kohë, çmimet kanë rënë shumë."

Kompjuteri, Interneti dhe Uebi janë transformuar shumë gjatë dekadave.

Bota pret të shohë tani se ç'formë do të ketë brezi i ri i mekanizmave të komunikimit dhe lojrave. ZA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Venecia fillon mes emocionesh të mëdha (09.02.2009)
Një libër skandal i Alina Rais (09.01.2009)
Paolo Koelho nuk i shtyp më romanet, i hedh në internet (08.31.2009)
Fansat festojnë ditëlindjen e Majkëll Xheksonit (08.30.2009)
Oazis ndërpret turneun botëror, është larguar Noel (08.30.2009)
Ka vdekur Eli Grinuiç, autore e këngëve të suksesshme pop (08.29.2009)
Manuela Arkuri e paparë (08.25.2009)
Reklama për filmin rreth fundit të botës trallis Youtube (08.25.2009)
Pse Maraja Keri po i pezullon veprimtaritë? (08.22.2009)
Mjeku i diagnozës akuzohet për vrasjen e Majkëll Xheksonit (08.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]