VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Inva Mula do të hapë stinorin e Operës së Parisit

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 12:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Inva Mula do të hapë stinorin e Operës së Parisit
E Premte, 09.04.2009, 02:57pm (GMT+1)

 

 

''Music'', revista e njohur muzikore e BBC-së, në shkrimin me titull ''Një artiste e vërtetë'' tërheq vëmendjen për sopranon e njohur shqiptare, Inva Mula. Më poshtë vijon artikulli i revistës ''Music'': Sopranoja e lindur në Shqipëri, Inva Mula do të hapë sezonin 2009-'10 të Operas së Parisit me rolin kryesor të veprës pak të dëgjuar të Gounod-it ''Mireille'', një histori tragjike nga folklori në Provansën e shekullit XIX. Dy arie nga kjo vepër si edhe pjesë të zgjedhura nga ''Faust'', ''Thaïs dhe Manon'', janë letrat kredenciale të Mulës, si një nga sopranot më të mira në botë. Arritjet e saj në repertorin italian paraqiten me arie nga ''La Traviata'', ''Rigoletto'', ''La Bohème'', ''La Rondine'' dhe ''Gianni Schicchi''. Pas interpretimit në rolin e Violetës në Festivalin francez ''Orange'', Andante shkroi se, ''sopranoja... ishte një kënaqësi: Violeta e saj ishte e besueshme, pasionante dhe absolutisht bindëse... e trajtuar deri në hollësi, portretizim plot nuanca që kishte një ndikim emocional të vërtetë... Kjo aftësi e papritur, e kombinuar me një fuqi vokale të rrallë, mrekulloi skenën''. Interpretimi i saj në rolin e Xhildës, në Barcelonë, detyroi ''Opera News''-in të shkuante se, ''sopranoja delikate shqiptare, Inva Mula ishte një Xhildë perfekte ku një pastërti kristale e zërit si edhe notat mrekullisht të buta ishin më të dukshme. I. Mula realizoi një aspekt të vështirë të karakterit të Xhildës: ajo arriti të na tregojë se, edhe pse Xhilda humbi injorancën e saj, ajo nuk humbi pafajësinë. Mula luan me një energji të madhe emocionale''. Një DVD e para disa kohëve e ''La bohème'' detyroi revistën ''Music'' ta përshkruajë atë si një ''artiste të vërtetë... Inva Mula e këndon Mimìnë me një ndjeshmëri që të shkrin''. Inva Mula u lind në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, vajza e Avni Mulës, i famshëm në Shqipëri si këngëtar dhe kompozitor. Ajo fitoi mjaft konkurse në Tiranë, Bukuresht dhe Barcelonë, si edhe fitoi konkursin ''Plácido Domingo Operalia'' në Paris në vitin 1993. Në Francë, ajo ka kënduar te ''Carmen'' i Bizet, te ''La Jolie fille de Perth and Ivan IV'', te ''I puritani'' i Bellinit, te ''Turandot'' e Puccinit, te ''Fausti'' i Gounod, te ''Béatrice dhe Bénédict'' i Berlioz, ''Le Roi d'Ys'' i Lalosë dhe ''Médée'' i Cherubinnit. Në Itali, ku ka bashkëpunuar rregullisht me Riccardo Mutin, paraqitjet e saj përfshijnë ''La Traviata'', ''Lucia di Lammermoor'', ''La Bohème'', ''Manon'', ''Rigoletto'', ''L'elisir d'amore'', ''Don Pasquale'', ''Falstaff'' dhe ''Gianni Schicchi''. Në Operan Shtetërore të Vjenës, ajo u shndërrua në yll me ''La Traviata'' dhe ''Les Contes d'Hoffmann''. Gjithashtu, ajo ka bërë paraqitje të rregullta në Gjermani dhe Spanjë. Koncertet në SHBA kanë përfshirë Los Anxhelosin, Uashington DC-në, Çikagon dhe Nju Jorkun. ''La Traviata'' e ka çuar atë edhe në Londër, Toronto dhe Japoni. Reputacioni i Mulës kalon botën e operas dhe sallat e koncerteve. Në filmin e Luc Besson ''The Fifth Element'' ajo bën zërin e Diva Plavalaguna, luan pjesë nga ''Mad Scene'' nga ''Lucia di Lammermoor'' si edhe pjesë nga ''The Diva Dance".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
40 vjetori i shpikjes dhe eksperimentit të parë me internetin (09.03.2009)
Venecia fillon mes emocionesh të mëdha (09.02.2009)
Një libër skandal i Alina Rais (09.01.2009)
Paolo Koelho nuk i shtyp më romanet, i hedh në internet (08.31.2009)
Fansat festojnë ditëlindjen e Majkëll Xheksonit (08.30.2009)
Oazis ndërpret turneun botëror, është larguar Noel (08.30.2009)
Ka vdekur Eli Grinuiç, autore e këngëve të suksesshme pop (08.29.2009)
Manuela Arkuri e paparë (08.25.2009)
Reklama për filmin rreth fundit të botës trallis Youtube (08.25.2009)
Pse Maraja Keri po i pezullon veprimtaritë? (08.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]