VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Midis mitikes dhe modernesNga Ilirian Sadikaj

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 02:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

Midis mitikes dhe modernes

Nga Ilirian Sadikaj


E Shtunë, 09.26.2009, 10:13pm (GMT+1)

             

 

 

Libri fillon me poezinë " Udhës për tek nëna." Nëna e poetit ndërron jetë. Dhe poeti, fëmija, djali, i dashuri, thur një elegji, apo ngre një këngë, ose të dyja bashkë, për nënën e vet, por edhe për nënën e gjithësecilit prej nesh. Tregimi është yllor, përfshin kohë mitike e moderne, ndodh në ambjentet shqiptare e pastaj kudo në botë. Dorën e mban në zemër, ndërsa lexon këtë poemë. Nëse "Udhës për tek nëna" do të botohej një ditë si një libërth xhepi, unë do ta mbaja gjithmonë me vete.

 

       

Këto ditë më ra në dorë libri " Frika nga Atdheu " i poetit Skënder Buçpapaj. Si çdo libër poetik, ashtu në këmbë, i hodha një sy shpejt e shpejt. Lexova një poezi nga fillimi, një poezi nga mezi e një poezi nga fundi. Ishte njësoj si të takoja një shok të vjetër e të shkëmbeja me të përshëndetjet e para. Skënder Buçpapajn nuk e kam takuar ndonjëherë e as kam pirë me të ndonjë kafe. E megjithatë jemi shokë. Ishte koha kur të gjithë ne, krijuesit e rinj ishim bashkëshokë. Ishte koha kur më shumë lexonim se sa shkruanim. Ishte koha kur botimi i një libri te ri poetik, përbënte ngjarje. Ishte koha kur fjala poezi shkruhej me gërmë të madhe. Për Skënderin dija që ishte malsor, nga trevat e veriut të Shqipërisë, jo për shkak të emrit e mbiemrit të tij, por nga deklamimi i poetit "Zogu i bjeshkës". Dija që dashuronte malin, pyllin, shoqërohej me ujkun, shqiponjën. Pyllin e quante " Baba pyll ". Njihja vargun e tij. Ritmi i tij poetik zgjatej me një fjalë më shumë, ndërsa mbaronte fjalia. Pika, presja, të përdorura me kursim, ishin diçka më tepër se shenja pikësimi. Mbas tyre, fillonte meditimi i asaj çfarë kishe lexuar.

 

Këto e të tjera veçori të poezisë së tij ravijëzohen edhe në librin  " Frika nga Atdheu " Por tani me më tepër elegancë. Me më shumë dituri. Me më shumë dhimbje. Më universale.

 

Libri fillon me poezinë " Udhës për tek nëna." Nëna e poetit ndërron jetë. Dhe poeti, fëmija, djali, i dashuri, thur një elegji, apo ngre një këngë, ose të dyja bashkë, për nënën e vet, por edhe për nënën e gjithësecilit prej nesh. Tregimi është yllor, përfshin kohë mitike e moderne, ndodh në ambjentet shqiptare e pastaj kudo në botë. Dorën e mban në zemër, ndërsa lexon këtë poemth. Nëse "Udhës për tek nëna" do të botohej një ditë si një libërth xhepi, unë do ta mbaja gjithmonë me vete.

 

Libri përmban shtatë cikle poetike. Cikli i parë "Agon nata" dhe cikli i pestë "Frika nga Atdheu" mund të botoheshin edhe si libra më vehte. Por autori i ka bashkur në një libër, duke ndërfutur pesë cikle të tjerë, më të vegjël, bile një cikël përmban vetëm një poezi. Ky kompozim s'është thjesht mekanik. I ngjan një ngrehine që për të qënë më funksionale, ka nevojë per mobilim të brendshëm, për mure te lyera me bojë, për sende të përdorimit të përditshëm, për piktura e zbukurime gjithfarësh. Përtej kësaj, brenda kapakëve të librit, gjithçka është poezi, madje e klasit të parë. Autori është brenda librit të vet. Mund të shkruash një libër poetik edhe duke soditur nga jashtë poezitë e tua. Por S. Buçpapaj ka zgjedhur të jetë në shtjellën e asaj që ndërton. Gjithçka është gjalluese në në poezitë e tij. Mali, fusha, pylli, nënpylli, lumi rudinat, era, shkretëtirat, lugjet, shkëmbi etj. përmbajnë konvencione njerëzore. Ujku, kaprolli, korbi, ariu, gjarpri, krokodili, milingonat, fluturat etj. kanë më shumë se konvencione njerëzore. Poeti ka mardhënie jetësore të drejtpërdrejta me këtë botë të egër. Ai gati i barazon me njerëzit. Ai i quan me dashuri my greenmen (njerëzit e mi bojbari). Me trishtim poeti e kupton se flora dhe fauna e tij, po shënrohet gjithmonë e më tepër në një botë virtuale. Jo thjesht për faktin se njerëzit po largohen prej saj(jetojnë nëpër metropole të mëdha), por sepse kjo botë tashmë po humbet pak e nga pak. Për të mos u transformuar edhe vet në një njeri virtual, poeti transplanton artistikisht në qënien e vet, shumë shënja të saj.

 

Në gjithë librin ndjen hapin e poetit që kurrë s'ndalet, që kalon nga një realitet në tjetrin. S. Buçpapaj është një udhëtar i madh, një Marko Polo modern. Ai migron vazhdimisht me poezitë e veta, nga metropolet e huaja në atdhe, nga Tirana në Tpla, fshatin e tij të lindjes. Ai është qytetar i botës. Por edhe i botëve të ndryshme në kohë, isë ardhmes e i së shkuarës, disa qindra e mijra viteve më parë. Ndonëse udhëton shumë e ka parë shumë, atdheu është qëndra e yij e botës. Atdheu i poetit është i pamatë. Atdheu i tij ka një Ekuator, ka polet Nord dhe Sud, ka lumenj zhurmëmëdhenj si Shkumbini që është lumi më famëmadh i planetit, ka shkretëtira si Saharaja, ka krokodila që jetojnë në kryeqytet. Atdheu i tij përmban legjenda si Troja, me Menelaun, Paridin dhe Helenën shqiptare. Atdheu i madh i S. Buçpapajt, i bën karshillëk gjithë pjesës tjetër të botës. Ajo çka gjëndet diku, në një skaj të largët të planetit, kërko se do t'a gjesh edhe në trojet shqiptare, thotë poeti. Dhe anasjelltas. Duket sikur Zoti krijoi më parë maketin shqiptar e pastaj botën, sipas shëmbëlltyrës së saj.

 

Në gjithë librin ndihet shqetësimi i poetitqytetar për periudhën mbasdiktatoriale që jetojnë bashkëkombasit e tij. Me dhimbje përshkruhet shpërfytyrimi njerëzor, në realitetin e sotëm shqiptar. Poezia "Frika nga Atdheu" jep të sintetizuar deformimin thuajse gjenetik të shqiptarit. Nevoja për të mbijetur, na ka transformuar në primatin tonë biologjik. Për t'u kthyer përsëri në Njeri, a ka gjithmonë kohë? Kjo është e trishtë.

 

Libri përpos ideve e problemeve që qëmton autori është argëtues. Poezitë rrjedhin natyrshëm. Nuk të lodhin me figura letrare e krahasime rebusesh të pazbërthyeshme, siç shkruhet rëndom sot nga një numër i madh poetësh. Në të kundërtën e kësaj, poezitë nuk janë të thjeshtëzuara, me vargje moralizuese dhe as shterpfilozofike, një dukuri tjetër kjo, e perhapur vitet e fundit në një pjesë të letrave shqip. I mbështetur në traditën folklorikë të vendlindjes, poeti nuk bie asnjë herë në folklorizëm. Poezia e S. Buçpapajt është tepër moderne, bashkëkohore, me sqimë të rrallë. Poezitë kushtuar E. B., përshëmbull, janë perla të vërteta të zinxhirit të argjentë të poezive të këtij libri.

 

Libri "Frika nga Atdheu" është një enciklopedi e vërtetë poetike. Por jo vetëm poetike. Është një enciklopedi, në në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale. Ndërsa kalon nga një faqe në tjetrën, e kupton që autori është një euridit i madh, në të gjithë fushat e dijes. Aty ka mitologji, histori, astonomi, gjeografi, fizikë, kimi, matematikë, filozofi, gjuhësi etj. Përveç ndjesive artistike e bukurisë së vargut që merr nga libri, në menyrë natyrale përthith një mori informacionesh dhe dijesh që autori t'i dhuron me bujari.

 

Së fundi, dua të them, se duke lexuar ketë libër, ndjehesh i respektuar. Sa mirë që takova një shok të vjetër, që fjalën Poezi e shkruan më shkronjë të madhe!      

        

Ilirian Sadikaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Hapet Muaji i Sulmeve Kundër KadaresëNga Arben Kallamata (09.23.2009)
Te "40 Shenjtorët" zbulim befasues arkeologjik (09.23.2009)
Në Los Anxhelos, viti i 61-të i ndarjes të çmimeve Emmy Award (09.21.2009)
Albumi i ri i Jay Zi "The Blueprint" (09.21.2009)
B B mbush 75 vjet (09.20.2009)
Takim me Elvira Dones në Asti të Italisë (09.17.2009)
Universiteti Politeknik i Tiranës "Doctor Honoris Causa" për akademikun Barolli (09.17.2009)
Doli nga shtypi monografia "Profesor Rexhep Ramaj model i intelektualit të përsosur" (09.16.2009)
Kalabrezja Maria Perruzi është Miss Italia 2009 (09.15.2009)
Tina Fei triumfon në çmimet Emi (09.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]