VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Artistja e madhe shqiptare Ermonela Jaho debuton me Madame Butterfly në Teatrin e Operas në FiladelfiaNga Mal Berisha

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 01:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

Artistja e madhe shqiptare Ermonela Jaho debuton me Madame Butterfly në Teatrin e Operas në Filadelfia

Nga Mal Berisha


E Hënë, 10.12.2009, 07:24am (GMT+1)

 

Mbrëmjen e dy netëve më parë, në sallën e Teatrit të Operas së Filadelfias, SHBA, njëra nga më të dëgjuarat në botë, u shfaq me sukses të jashtëzakonshëm Opera Madamë Baterflai e Xhiakomo Puçinit. Kjo opera e cila ka pushtuar skenat më të mëdha të operas në botë që kur u shfaq për herë të parë në vitin 1904, u vu nën rregjinë e Cinthia Stoke dhe dirigjentit të madh italian Corrado Rovaris si dhe me një nga trupat më të zgjedhura operistike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Ngjarje të tilla artistike konsiderohen të rëndësishme nëpër qytete te mëdha siç është Filadelfia, e njohur për Orkestrën e saj Filarmonike dhe jetën intensive muzikore klasike. Por lajmi për këtë shfaqje bëhet shume më i rëndësishëm për ne shqiptarët kur sheh se rolin kryesor Cio Cio - San Madamë Buterflai e luajti një yll në rritje i muzikës operistike botërore, shqiptarja Ermonela Jaho, tashmë e njohur për debutimet e saj të famshme në operan Metropolitane të Nju Jorkut, atë Mbretërore të Londrës, të Berlinit, Parisit, Lionit, Romës e sa e sa tjera.

Nga këngëtare 6-vjeçare në Shqipëri, deri tek...

 

Ermonela Jaho ka lindur ne Shqipëri dhe ka filluar të këndojë kur ishte vetëm gjashtë vjeç. Pasi mbaroi studimet në shkollën artistike në Tiranë ajo fitoi konkursin e muzikës dhe në moshën 19 vjeçare shkoi në Itali për të përfunduar studimet në Akademinë e Santa Siçilias në Romë. Pasi përfundoi studimet për kanto dhe pianoforte ajo fitoi shumë konkurse të rëndësishme midis të cilave atë të Xhiakomo Puçinit në Milano, Itali 1997, konkursin Spontini International Ankona, Itali 1998, po ashtu fitoi titullin e këngëtares më të mirë në Festivalin Ueksford, 2000. Ajo ka debutuar në shumë opera përfshirë Operan Metropolitane në Nju Jork, Operan Mbretërore në Londër, Operan Shtetërore në Berlin, Operan e Champs Elisesë në Paris, Operan San Carli di Napoli në Itali, Operan e Filadelfias, Operan e Marsejës, Arenen e Veronës, Teatrin e Triestes, Teatrin La Fenice, Teatrin e Tuluzes, atë të Lionit Francë. Në repertorin e saj bëjnë pjesë rolet e para të Operave më të mëdha të literaturës operistike botërore si Violeta, Maria Stuarda, Manon, Amina, Mimia, Xhulieta, Ana Bolena deri tek Madamë Baterflai të cilën e luajti mbrëmë në Filadelfia. Që prej debutimit të saj të parë deri në natën e saj të madhe të mbrëmshme spektatori është stepur prej aftësisë së saj për të prekur çdo shpirt njerëzor me zërin, aktrimin dhe emocionet e saj si këngëtare e madhe.


Jeta operistike e Ermonela Jahos ka marrë një ritëm të shpejtë pas vendosjes së saj në Nju Jork prej nga ajo rrezaton me talentin e saj në skena tjera amerikane dhe  europiane. Fale edhe bashkëpunimit të ngushtë me një qender menexheriale operistike Zemsky & Green Artists Management në Nju Jork, ajo arriti që emrin e saj ta vendosë në krye të emrave më të kërkuar dhe kështu të nënshkruaji kontrata afatgjata me Teatro Operash të tilla si ajo shtetërore e Berlinit, e Kelnit, Londrës, Helsinkit, etj. Kalendari i shfaqjeve të saj tani është i mbushur me veprimtari të cilat janë të planifikuara deri në vitin 2015.

 

...Ermonela, si Madame Butterfly/Por le të kthehemi tek shfaqja e mbrëmshme: Ermonela jonë ishte ylli i natës së hapjes së ceremonisë së sezonit të ri vjeshtor të Teatrit të Operas së Filadelfias në mjediset a Akademisë së Muzikës. Soprano Ermonela Jaho kthehet në Operan e Filadelfias si Madamë Baterflai pasi portretizoi fuqishëm me zërin e saj Luin e Turandove në sezonin e kaluar operistik. Ajo çfarë spektatori amerikan i Filadelfias pa mbrëmë, ishte se si Ermonela Jaho solli në skenë bukuroshen Cio Cio-San një geisha e re që ka lënë pas dore familjen e saj dhe i ka falë dashurinë dhe besimin një bashkëshorti të ri amerikan, lejtnantit Pinkerton. Ai i hutuar nga pafajsia e saj dhe i dalldisur nga dashuria i betohet asaj për dashurinë e tij dhe i premton se do ta lente vetëm për aq kohë sa do të ishte në Amerikë. Pasi pret me durim për kthimin e tij, ajo përjeton zemërthyerjen e padurueshme që i shkakton martesa e tij me një zonjushe amerikane dhe ballafaqohet me një zgjedhje të menjëherëshme: "O jetën, o nderin".


Këtë dramë të jashtëzakonshme të kthyer në libret për opera nga L.IIica dhe G.Giacosa sipas tregimit të John Luther Long, dramatizuar nga David Belskos dhe muzikuar nga Puçini, Ermonela Jaho e solli në skenën e Filadelfias me një frymë krejt të re dhe origjinale duke kombinuar zërin melodioz e të fuqishëm me bukurinë mahnitëse dhe lojën profesionale në skenën e madhe të Operas nën dirigjimin e fuqishëm të italianit Corrado Rovaris. Në të vërtetë të lozësh Madame Baterflain është një ndër aktet më të mëdha dhe më të bukura që një artiste këngëtare e operas mund të arrije në karierën e vet artistike. Madame Baterflai e Puçinit është një kulminacion, është maja e artit, sinteza e mrekullise muzikore që një artist si Puçini mund të krijonte. Madame Baterflai ka forcën më të madhe goditëse emocionale që ndonjë vepër mund të ketë, ka intensitetin më të madh artistik, ka mesazhin më të fuqishëm të dashurisë njerëzore dhe sakrificës në emër të saj, ka mjeshtërinë më të madhe muzikore të arritur ndonjëherë që kërkon edhe forcën më të madhe vokale të interpretuesve, ka aftësinë që artistin vetë së pari dhe nëpërmjet tij audiencën ta fusë në një botë ndjenjash të pafund ku ndërlidhet magjia e muzikës me libretin fantastik dhe mesazhin universal të integritetit nerëzor.


Ermonela Jaho, në lojën që i bëri mbrëmë kësaj opere, tregoi se ajo zotëron jo vetëm tëra aftësitë vokale dhe aktoreske, por ajo diti mbi të gjitha të futej brenda "lëkurës" së një vajze të brishtë e naive, që beson tek dashuria dhe flijohet për të. Tek Ermonela spektatori gjeti gjithçka që një artiste e madhe e përmasave të tilla ofron në skenë; zerin e bukur, qëndrueshmërinë e tij, statujën e artistes, lojën e matur, personalitetin e fuqishëm, dhe mbi të gjitha shkrirjen në një me personazhin që ajo luan.


Të luash një vajzë geisha 15 vjeçare është një gjë e jashtëzakonshme, por Ermonela e spjegon këtë me pak fjalë: "Unë besoj tek ajo që bëj, unë ndjej se jam vetë Baterflai, unë e jetoj dramën e saj, unë jam për aq kohë sa jam në skenë askush tjetër perveç Cio Cio San." Një besim i tillë i ndërthurur me tërë ato elementë tjerë të talentit, punës dhe përkushtimit të saj bëri që mbrëmë në Operan e Filadelfias ajo të triumfonte me një sukses të paparë para një publiku të gjërë që shpërthente në ovacionet e gjata e të qëndrueshme deri në një finale madhështore. Ajo çfarë ngjau mbrëmë në Operan e Filadelfias është asgjë më pak se një sukses historik i këngëtares tonë të madhe.


Suksesi i jashtëzakonshëm me Madam Baterflain për Ermonelën nuk erdhi paprtimas. Ajo ka shumë kohë që përgatitet bashkë me trupën e Operas së Filadelfias përkrah artistëve të tjerë të mëdhenj

Dy fjalë për Opera Company në Filadelfia/Opera Kompani e Filadelfias është hapur në vitin 1975. Ajo njihet për repertorin e saj të zgjedhur dhe shfaqjet e fuqishme të dhëna prej artistëve të saj si dhe artistëve të ftuar nga e gjithë bota. Që prej fillimit të veprimtarisë së saj në të janë vënë në skenë veprat më të mëdha që gjenia muzikore njerëzore ka krijuar si Opera Fideljo e Bethovenit, Norma, Kapuletet dhe Montekët dhe Puritani të Belinit, Mallkimi i Faustit i Berliozit, Karmen i Bizesë, Mefistofeli i Boitos, Vdekja e Venecias e Briten, Anna Bolena, Don Paskuale Elikziri i Dashurisë, Lucia di Lamermur e Donicetit, Rusalka e Dvorzhakut, Fausti i Gynosë, Kavaleria Rustikana e Maskanjit, Manbon i Masanatit, Cossi fan Tute, Don Xhovani, Flauti Magjik, Martesa e Figaros të Moxartit, thuajse tëra operat e Puçinit përfshirë Turandot dhe Buterflai, veprat e Ravelit, Rosinit, Shtrausit, Vagnerit, Eugjeni Oniegin të Çajkovskit, Edipi Mbret i Stravinskit e sa e sa të tjera. Ky teatër i operas është e shquar jo vetëm në ShBA por edhe më gjërë për risitë e tij dhe arritjen e shfaqjeve me elementë moderne të skenës.


Dirigjenti i shfaqjes ishte Corrado Rovaris i cili drejton orkestrën e Opera Kompani të Fladelfias që prej vitit 2005 dhe është edhe Dirigjenti Kryesor i Orchestra I Virtuosi Italiani. A ka dirigjuar La Skalën në Milano, Maggia Musicale Fiorentina, Firence, Teatrin la Fenice (Venecia) atë të Bolonjës, Lozanës, Brukselit, Santa Sicilias në Romë, Orkestrën Xhuzepe Verdi në Milano etj, etj. Regjisorja Cynthia Stokes i ka kushtuar karrierën e saj profesionale krijimtarisë dhe arsimit. Ajo ka drejtuar Teatrin e Konservatorit Amerikan, Teatrin e Nju Jorkut, Teatrin Punchline në Manhatan, Teatrin e Operas së Miçiganit, Operan dhe Filarmoninë e Los Angelosit të San Diegos, e sa e sa të tjera. Jun Koneko, është pikori i shfaqjes. Njëri ndër artistët më të njohur japonez i arteve figurative në botë i cili jeton që prej vitit 1963 në ShBA vendosi që në vitin 2006 të merrej me skenografinë dhe kostumografinë e Operas Madam Baterflai. Pikërisht këtë artist zgjodhi Opera e Filadelfias pasi ai vizitoi një numër të madh teatrosh të operave nëpër botë ku luhej kjo vepër dhe pas kësaj krijoi diçka që nuk ishte parë kurrë. Ai realizoi kështu njërën nga skenat më të bukura në botë për shfaqjen e Madam Baterflait të cilën e luajti Ermonela Shqiptare.

Gëzimi i shqiptarëve

 

Personaliteti i artistes tonë të madhe është i përbërë sa nga dashuria e madhe për artin dhe skenën aq edhe për vendin e saj Shqipërinë dhe njerëzit e saj. Ajo është një pjesmarrëse aktive në jetën e komunitetit shqiptaro - amerikan në Nju Jork dhe një mikeshë e afërt e artistëve tjerë që performojnë në Metropolin e Madh të Artit në Nju Jork të drejtuar nga artisti i njohur shqiptar Fadil Berisha. Shfaqjen e Ermonela Jahos në rolin e Madam Baterflait e ndoqën edhe një grup shqiptarësh me banim në Filadelfia. Gëzimi i pjesmarrësve dhe i vetë artistes ishte i papershkrueshem, sidomos kur skena iu mbush me lulet e shqiptarëve që ndoqën shfaqjen. Në Filadelfia gjatë tërë kohës së provave dhe në shfaqje ajo u shoqërua nga kujdesi dhe dashuria e bashkë-atdhetarëve me banim në atë qytet të grumbulluar rreth Shoqatës së tyre kulturore Bijtë e Shqipes. Opera Company e Filadelfias do të vazhdojë të mbajë në repertor Madamë Baterflain e luajtur nga Ermonela Jaho edhe me datat 11, 14, 16, dhe 18 Tetor,  2009.
-
Autori është Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Studime Shqiptaro-Amerikane.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vietnami arreston shkrimtaren (10.11.2009)
Zbulohen letërkëmbimet e piktorit të madh Vinsen van Gog (10.11.2009)
Ismail Kadare: Herta Myler e ka mbrojtur çështjen e Kosovës (10.11.2009)
Asteriksi mbush 50 vjet (10.10.2009)
Elizabetë Tejlor thotë se operacioni në zemër ishte tejet i suksesshëm (10.09.2009)
Ka vdekur Irving Penn, gjeniu i fotografisë (10.08.2009)
Karla Bruni me uebsajt të ri (10.06.2009)
Maqedonasit përvetësojnë kinematografët Vëllezërit Manaki (10.04.2009)
Guen Stefani, Madona e re ose gruaja që i çmend burrat e të gjitha moshave (10.03.2009)
Shakira me albumin e ri "Ujkonja" (She Wolf) (10.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]