VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ismail Kadare: Herta Myler e ka mbrojtur çështjen e Kosovës

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 10:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Ismail Kadare: Herta Myler e ka mbrojtur çështjen e Kosovës
E Djelë, 10.11.2009, 08:20am (GMT+1)

 


Herta Müller, fituesja e 'Nobelit' të këtij viti, është një romanciere gjermane e lindur në Rumani. Ajo ka shkruar gjerësisht rreth shtypjes së diktaturës në vendin e saj të lindjes dhe jetës jo të qetë në azil politik. Akademia suedeze tha të enjten se, Muller "me përqendrimin e poezisë dhe çiltërsinë e prozës, përshkruan peizazhin e të shpronësuarve". Herta Müller, 56-vjeçare, ka emigruar në Gjermani në vitin 1987, pas viteve të persekutimit dhe censurës në Rumani. Ajo është shkrimtarja e parë gjermane që e fiton çmimin 'Nobel' që prej vitit 1999, kur këtë çmim e ka fituar shkrimtari Gunter Grass. Vetëm katër vepra të saj janë përkthyer në gjuhën angleze, midis të cilave janë romanet. "Jam shumë e befasuar dhe ende nuk mund ta besoj", - ka thënë zonja Muller në një prononcim të lëshuar nga botuesi i saj në Gjermani. Në një konferencë për media në dhënien e lajmit në Stokholm, Peter Englund, sekretari i përhershëm i Akademisë së Suedisë, ka thënë se zonja Muller është shpërblyer për shkak të "gjuhës shumë të veçantë të saj në njërën anë, dhe në anën tjetër ajo vërtet ka një histori për të treguar rreth rritjes në diktaturë... dhe rritjes si i huaj në familjen e vet".


Shkrimtari Ismail Kadare, pasi ka vlerësuar atë si shkrimtare, në një intervistë dhënë dje, ka thënë se ajo e ka mbrojtur çështjen kosovare. Herta Muller ka lindur dhe është rritur në qytetin gjermanishtfolës të Nitzkydorf, në Rumani. Babai i saj ka shërbyer në SS gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe nëna e saj ishte deportuar në Bashkimin Sovjetik në vitin 1945, ku ishte dërguar në një kamp pune në një vend të Ukrainës. Si studente e universitetit që studionte letërsinë gjermane dhe ruse, Muller e kishte kundërshtuar regjimin e Nicolae Ceausescu dhe i ishte bashkëngjitur Aktionsgruppe Banat, një grup shkrimtarësh disidentë që kërkonin liri të shprehjes. Ajo ka shkruar veprën e saj të parë, një përmbledhje me tregime të shkurtra, në vitin 1982, kohë kur punonte si përkthyese në një fabrikë. Tregimet ishin censuruar nga autoritetet rumune dhe zonja Muller ishte shkarkuar nga puna në fabrikë pas refuzimit për të punuar me policinë sekrete. Ndërsa, duke shkruar për librin "The Appointment", në "The New York Times" "Book Review", në vitin 2001, Peter Filkins ka shkruar se, zonja Muller ka përdorur dhunën e qeverisë "si sfond të brutalitetit dhe tradhtisë me të cilën njerëzit e trajtojnë njëri-tjetrin në jetët e tyre të përditshme, qoftë bashkëshort, anëtar i familjes apo miku më i afërt". Herta Muller ka vazhduar të flasë kundër shtypjes dhe kolaboracionizmit. Në Gjermani, ajo ka kritikuar ata shkrimtarë gjermano-lindorë që kanë punuar me policinë sekrete dhe së fundi është tërhequr nga PEN-i, organizata e të drejtave të njeriut, për të protestuar ndaj vendimit të saj për t'u bashkuar me degën e Gjermanisë Lindore. Ceremonia e dhënies së çmimit do të mbahet sot në Stokholm.

(http://www.balkanweb.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Asteriksi mbush 50 vjet (10.10.2009)
Elizabetë Tejlor thotë se operacioni në zemër ishte tejet i suksesshëm (10.09.2009)
Ka vdekur Irving Penn, gjeniu i fotografisë (10.08.2009)
Karla Bruni me uebsajt të ri (10.06.2009)
Maqedonasit përvetësojnë kinematografët Vëllezërit Manaki (10.04.2009)
Guen Stefani, Madona e re ose gruaja që i çmend burrat e të gjitha moshave (10.03.2009)
Shakira me albumin e ri "Ujkonja" (She Wolf) (10.02.2009)
Unesko e deklaron Tangon Argjentinase Pasuri të Njerëzimit (10.01.2009)
Qarku i Shkodrës fiton Çmimin e Parë të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës (09.30.2009)
Nesër del në Amerikë libri "The Clinton tapes"-Wrestling history in the White House "Bisedat e regjistruara të Klintonit", histori restlingu në Shtëpinë e Bardhë-  me autor Taylor Branch (09.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]