E Ç'ËSHTË KY MISTER Poetit Lasgush Poradeci Nga VEHBI SKËNDERI
E Martë, 12.03.2013, 10:56am (GMT+1)
As mjekësia moderne, që futet në çdo skutë, s'po i shëron dot plagët. E ç'nanurit kjo femër, që e gdhin me mua bashkë? E ç'lidhje ka kjo grua me ata yj të artë të veckël e të largët?
E ç'është ky mister! E ç'është ky mister! - pyeste Universin në Poradec Poeti. - Si mund të jetë kjo grua, kjo grenxë grindavece - Dritare e këtij Qielli dhe Portë e këtij Deti! -
Pyeste pa pushim njerëz dhe yj Poeti.
Tiranë, 17 shator 1992 - Nga libri "Bëjmë sikur", 1995
VEHBI SKËNDERI
|