VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - E MBAJ MENDNga ZOG HYSENAJ

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 12:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
E MBAJ MEND
Nga ZOG HYSENAJ

E Mërkurë, 03.26.2014, 06:50am (GMT+1)


Kur më kujtohesh ti, në takimin e parë,
Me bereten bojëhiri dhe të gritë shallin,
Sybojqielltit tu lëshonin dritë të bardhë,
Në shpirtin tënd laga buzët, në ty shova mallin.

Vërshëllenin pishat me zërin tënd ngadalë,
Aty ku etja më digjej buzëve të thara,
Zeri i ëmbël i bën hije gjoksit tënd të dalë,
Krejt më mbete në sy, në zemër e tëra.

Në sy më mbeti qielli deri n'maj' të malit,
Fusha deri në shehër, në zemër dhe ti,
Të shoh si një dritë që i ngroh zemrën djalit,
Gjethet vijnë, lundrojnë përmbi shallin gri.
                                         
Përmbi shkëmbinjtë e lartë të shpirtit tim,
Fluturojnë fjalë të thella të oqeanit valëshkëmb,
Në një gropë të errët sterrë e plot frymëzim,
Të shkuarën vuaj, vehten shoh në shpirtin tënd.
 
Ia shikoj oxhakut të kullës gabzerrin e nxirë,
I përpinë nëpër tym flakët bashkë me fjalë,
Unë i ftohtë akull, dimëri akull ngrirë,
Shkrirë në buzët tua ngjyrëqershie - valë.

Përmbi atë derë të odës përhumbur n'errësirë,
Dritë bën syri yt, si dielli për birë të murit,
Fjalët e ngrohëta valë më vijnë si era në hapësirë,
Nuk ka të dytë si ti, tek ti shkëlqim i nurit.

Nuk do të ketë tjetër përmbi tokën me dhe,
Zemra e djegur brenda shpirti krejt të thyer,
Ëndërrave të natës më erdhe e vetë më the,
Se lotët zënë për fyti, faqet m'i kanë gërryer.

Zgjata dorën drejtë faqes, për nën syrin tënd,
Me kujdesin më të madh, të mos e lëndoj,
Kur rrjedh loti yt, faqja e shpirti më dhemb,
Më dhimbsesh kur të puth, ëmbël të afroj.

Prapë t'i lëshoj sytë, kur tutë të janë tharë,
Nëpër syrin tënd shoh tërë botën matanë,
Vetë Perëndia me dorë të vet t'i ka larë,
Engjuj e zana me duartë e tyre, zdritë t'i kanë.

Si sahati në xhep të qystekut më je,
Varur në zinxhirë zdritur prej sermi,
Nën këmishën e shtatit, tik-tak më rreh,
Si një zemër, gjysma e zemrës time ti.

ZOG HYSENAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PO DESHENga ADEM ZAPLLUZHA (03.25.2014)
NE KEMI HUMBUR NJËSOJNga PABLO NERUDA (03.25.2014)
NJË HERË TJETËR DO TË DIJANga IZET SARAJLIÇ (1930-2002) (03.24.2014)
AHNga CHARLES BUKOWSKI (03.24.2014)
LULET E KUQE TË MARSITNga RRUSTEM GECI (03.24.2014)
ZANI I SAJ KUSHTRIM-Artistes së Merituar Fatime Sokoli-Nga ZOG HYSENAJ (03.24.2014)
DEHUR NGA LËNGU I PISHËS(DEHUR ME TERPENTINË)Nga PABLO NERUDA (03.23.2014)
LARJA E MËKATEVENga VEHBI SKËNDERI (03.23.2014)
SHAQE SOKOLITNga GJON MARKOKAJ (03.23.2014)
NATË MAJINga FASLLI HALITI (03.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]